E enjte, 01.05.2025, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Engjëlli nuk vdes kurrë!

E hene, 28.02.2011, 08:58 PM


Selim M. Hasanaj

 

ENGJËLLI NUK VDES KURRË !

 

( Kushtue mikut tim të vogël, Engjullit Njazi Ibrahimi )

 

Hapat tu të vegjël të çonin drejt shtëpisë,

Buzagaz po ktheje me të shpejtë nga shkolla;

Hijena gjakpimse planin kish kurdisë

Ty me ta shue jeten, -  atij iu thaftë dora!

 

Oh, Njazi i dashtun, engjëll bukurosh,

Syt e tu plot dritë i shoh n’ fotografi,

Ndjej dhimbje n’ shpirt, zemra asht molisë,

Thue se i pësoj vujtjet që i pësove Ti.

 

Në shtëpi të priste tryeza e shtrueme,

Të prisnin librat, të prisnin edhe lodrat,

T’prisnin miqt e vegjël, së bashku m’u argëtue,

andrrat fëminore, të blerta porsi kodrat.

 

O Engjëll i vogel, Njazi Ibrahimi,

Çka pate ti faj, kujt i bane gja ?

Mbi trupin e njomë i përbindshëm krimi,

Vallë, si asht e mundun, si mundet me ngja !?!

 

Ti engjëll i dritës, tash që je në qiell,

Atje n’prehen t’ Zotit ku t’janë shërue plagët,

Lutju për komb tonë, që të ketë pak diell,

Lutju ti hakmarrja përgjithmonë të ndalet.

 

27.02.2011.

Borgenhaugen

Norvegji



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx