E hene, 29.04.2024, 07:24 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është shteti?

E enjte, 03.03.2011, 09:20 PM


Çfarë është SHTETI?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Sovraniteti është pushteti dispozicion që ka Shteti kundrejt qytetarëve. Është "forca" e përdorur për të bërë të mundur që qytetarët të respektojnë sjellje të caktuara brenda komunitetit. Qytetarët janë ata që janë të lidhur nga një urdhër juridik dhe nga lidhja e shtetësisë, populli është bashkësia e të gjithë atyre që gjenden brenda kufijve të çdo territori etnik.

Kombësia është një lidhje sociale dhe politike që lidh dhe bashkon personat fizik (gjuha, feja, traditat, kultura, historia ).

Shteti ka fuqinë dhe pushtetin direkt tek qytetarët e tij (sovraniteti).

''Shteti është një organizëm me pushtet politik, ndaj të cilit populli nënshtrohet në këmbim të shpërblimit të interesave gjenerale të cilat janë: mbrojtja nga armiku, siguria e brendshme, drejtësia, rregulli publik, disiplina e marrëdhënieve ekonomike etj.

Duke paraqitur në këtë mënyrë komunitetin shoqëror, dalim edhe në idenë e popullit, i cili merr këtë emër vetëm nëse ka Shtet.

Kjo do të thotë që asnjë komunitet shoqëror tjetër, mund të marrë emrin popull nëse nuk është i karakterizuar nga një organizëm ligjor dhe politik si SHTETI.

Anëtarët e popullit, janë të lidhur me njëri-tjetrin falë nënshtetësisë së njëjtë dhe falë barazisë të së drejtave dhe detyrave që kanë përballë Qeverisë.

Një shtet, për t'u quajtur i tillë duhet të paraqesë 3 elemente: Populli, Territori dhe Qeveria Sovrane.

 

Nuk përbën Shtet me vete, një popull pa territor (p sh. romët) dhe pa qeveri të veten (p sh. kurdët).

Nuk përbën as shtet me vete një popullatë e vendosur në një territor që është në konflikt midis dy shteteve ( p.sh Kosova para shpalljes formale të pavarësisë).

Nuk quhet shtet gjithashtu, një territor dhe një popull i përbërë nga një qeveri që nuk është në gjendje të garantojë dhe të përmbushë detyrat e saja (p sh. kolonitë).

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora