E diele, 28.04.2024, 09:04 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Prova e fajësisë

E enjte, 03.03.2011, 09:58 PM


Prova e fajësisë

 

Nga Lavdrim Lita

 

Faji nuk është më jetim. Ai ka emër jo mbiemër. Shtabi i luftës lëshoi fringo një tjetër fjalëkalim: fajin e ka Saliu! E kush tjetër, zemër? Kësisoj i gjithë “Faji” për humbjet e Partisë Socialiste u sintetizua, u peshua, u paketua dhe ia faturua Sali Berishës. Është ai Fajtori i madh, kështu foli e vërteta socialiste për të inkurajuar dëshpërimin e militantëve. Megjithatë Sali Berisha ka vetëm një faj: ai bën detyrën. Ka bërë vetëm detyrën duke mundur kundërshtarin në çdo përballje, qoftë kjo elektorale, morale dhe ligjore. Është natyra e tij guximtare që prodhon fitore. Asgjë më shumë. Prandaj histeria e Ramës kundër Berishës është e kuptueshme por e jo e pranueshme. E papranueshme për faktin se kërkon një rrufepritës për paaftësinë e tij politike dhe menaxheriale. Një tokëzim social ku të shkarkojë ligësinë e instinkteve të ulta njerëzore. Nuk e them unë, sepse ka studime shkencore që shpjegojnë se t’i qepësh fajin dikujt tjetër është me efekt “viral” pse ndez perceptimin e imazhin e gjendjes “nën rrezik” dhe që duhet “mbrojtur”. Dhe është e parëndësishme nëse personi i akuzuar është i pafajshëm apo fajtor sepse mekanizmi “i hedhjes së fajit të tjerëve” aktivizohet sepse ndjehemi në rrezik dhe kërkojmë të mbrojmë imazhin tonë. Kështu profesori i Universitetit të Standford Nathanael J. Fast shpjegon për “Journal of Experimental Social Psychology” se të bësh fajtor dikë tjetër është një mekanizëm i zakonshëm që ndodh për shkak se personi që cakton fajin ndjehet i frikësuar për humbjen e sigurisë në punë, në dashuri dhe miqësi. Është e dukshme kur Edi Rama na thotë se “Fajin e ka Saliu” për shkak se ai ndjehet i frikësuar për humbjen e pushtetit, c’ka do të thotë humbjen e sigurisë në punë, në dashuri dhe miqësi. Vetëm një narcis kompulsiv mund t’ia hedh fajin dikujt tjetër për dështimet e tij.

Fajësuesi Rama na thotë se “Fajin e ka Saliu”; mirëpo nëse do flisnim për të tanishmen, për krizën aktuale politike, të gjithë e dinë se fajin e ka totalisht një njeri, pasi nëse ai do kishte pranuar humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare sot nuk do ishim këtu ku jemi. Në dy dekada demokraci ishte hera e parë që patëm zgjedhje që u pranuan njëherë nga ndërkombëtarët për standardet më të larta, paçka ca probleme periferike. Megjithatë probleme ka kudo, bile Ambasadori amerikan Z. Arvizu foli para ca kohësh  për ngjarjen e pakëndshme të zgjedhjeve presidenciale mes Xhorxh Bush dhe Al Gore në demokracinë më të vjetër të botës. E vetiu kuptohet se s'ka zgjedhje pa probleme dhe pa kritika nga vëzhguesit. Ndonëse pranohen dhe certifikohen si nga palët e brendshme dhe të jashtme, kështu ndodhi dhe në Shqipëri ku 20 mijë komisionarë të PS-së dhe vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësuan pozitivisht procesin. Vendi ka probleme që duhen zgjidhur, liberalizimi i vizave u arrit, kurse anëtarësimi në BE-në do djersë.

Mirëpo agjenda politike po tërhiqet për  flokësh nga Edi Rama, i cili krijon ngjarje si 21 janari ku natyrisht përmbysja  e qeverisë është synim parësor, pasi rrëmujat i krijon ai që do përmbysjen e qeverisë dhe jo ai që është aktualisht në qeveri. Dhe momentalisht këto rrëmuja bëjnë fajtor Ramën, meqenëse s’fitoi dhe meqë donte hapje kutish pa prova dhe pa fakte. Kauza e kutisë përfundoi me nxjerrjen  e gjakut të Ziverit, të Faikut, të Hekuranit dhe Aleksit, dhe më në fund gjaku u bë kauzë politike. Ky gjak i derdhur për pushtet shpërlau si një shi jetim fajet e mëparshme të Edvinit. Viktimat sugjerojnë pafajësi të Ramës. Pafajësia, nëpërmjet një logjike të ftohtë që rregullon të gjitha marrëdhëniet sugjeron fajësinë. Fajin për demonstratën e dhunshme të 21 janarit e ka Edi Rama sepse donte të ndryshonte kauzë.

Sidoqoftë bonifikimi i pritshëm politik i 8 majit po sjell përversitetin e sjelljes së Ramës, i cili për një dehje misogjine kërkon që gratë e partisë të dalin në demonstratë kundër dhunës verbale. Ndonëse është ky fajtor që i ka nxirë sytë, lëkurë dhe shpirtin grave dhe partnereve të tij. Për këtë ka fakte, më zë dhe figurë. Fajësimi i Ramës i Saliut, i të tjerëve për gabimet e tij vjen nga fakti se ai ka probleme me përgjegjësinë dhe është mënyra e vetme për t’u fshehur në bunkerin e papjekurisë.



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora