E shtune, 27.04.2024, 06:12 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Zoti nuk thotë të vrasësh

E diele, 06.03.2011, 08:57 PM


Allahu nuk thotë të vrasësh

 

Nga Faik Krasniqi

 

Njerëzit pavarësisht nga feja duhet të lexojnë edhe KURANIN edhe BIBLEN, unë jam mysliman dhe i kam lexuar (jo thellësisht) të dyja librat e shenjtë, dhe po t'i lexosh me vëmendje dhe ta kuptosh thelbin të obligojnë të dy për të njëjtën gjë.

 

Kush e nxori që duhet të vdesësh për ALLAHUN, kështu nuk thotë ALLAHU në KURAN? Allahu thotë që ne t'i bindemi vullnetit të tij por nuk thotë që të vdesim për të. Ata që thonë do vdesim për ALLAHUN janë mëkatarë, dhe ne jemi mëkatarë por i lutemi Zotit të na i falë mëkatet që ne bëjmë, sepse duam s'duam ne bëjmë mëkate, edhe gënjeshtra është mëkat, edhe masturbimi është mëkat, edhe tradhtia është mëkat, ne këto i dimë por nuk i ndalojmë dot, apo e kam gabim? Besoj që nuk e kam gabim kur them se duhet të lexuar librat e shenjta mirë e mirë, për ta kuptuar realitetin.

Sa i përket luftës në Islam, ajo është temë në veti dhe bukur e gjatë, e që të flitet rreth asaj çështje në detaje, ekziston një temë në rubrikën fetare-Islame ku mund të parashtrosh pyetje rreth besimit Islam. Lufta për të mbrojtur jetën është diçka legjitime në çdo legjislacion. Në Kuran thuhet “Luftojini për hir të Allahut ata që ju luftojnë”

Ndërsa ata që nuk fillojnë luftë, nuk lejohet të fillohet lufta me ta, sepse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar agresionin, siç ka ndaluar edhe padrejtësinë. Allahu thotë;

“Mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë” Motivimi i ndalimit të luftës me pretekstin se Allahu nuk i do agresorët është argument që kjo ndalesë është prerë dhe nuk pranon anulim sepse këtu njoftohet për mosaprovimin e Allahut ndaj agresionit.

Këtë njoftim nuk e prek anulimi, sepse vetë teprimi është padrejtësi, kurse Allahu nuk e do kurrë padrejtësinë. Pastaj: “Në qoftë se ata tërhiqen prej jush dhe nuk ju luftojnë, por ju ofrojnë paqe atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre.” (En-Nisa, 90)

Myslimanët nuk kane të drejtë të prekin këtë grup. Ajeti tjetër Kur'anor:

“Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetu Allahut. Ai dëgjon dhe di. Nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Allahu.” (El-Enfal, 61, 62) Ky ajet urdhëron të anohet kah paqja nëse armiku anon kah ajo, edhe në qoftëse ky anim i tij është mashtrim apo diçka të ngjashëm.

Tërë luftërat e Profetit Muhamed (a.s) kanë qenë vetëmbrojtëse, sepse në to nuk ka pasur asnjë agresion. Luftimi i idhujtarëve arabe dhe thyerja e pakteve me to pas çlirimit të Mekës u zbatua në bazë të këtij rregulli. Kjo është qartë në ajetin Kur'anor:

“Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t`i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. Luftoni ata, Allahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, kurse juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë. Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin atij që do. Ai i di të fshehtat dhe i zgjidh çështjet me urtësi.” (Et-Teube, 13,15)

Kur të tërë ata u grumbulluan dhe sulmuan së bashku myslimanët, Allahu i Lartësuar i urdhëroi myslimanët t`i luftonin të gjithë ata. Allahu i Lartësuar thotë:

“Luftojini të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim. Dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).” (Et-Teube, 36).

Por, këtu patjetër duhet ta përmendim një rast të Profetit Muhamedi (a.s.), kur kaloi pranë një gruaje të vrarë dhe tha: “Kjo nuk ishte duke luftuar”. Nga kjo u kuptua se motivi i vrasjes së saj ishte se ajo nuk kishte qenë ndërmjet luftëtarëve, por ajo ishte viktimë e luftës agresive te armikut. Kështu që lufta e tyre ndaj nesh është edhe shkaku i luftës sonë ndaj tyre. Pra, mosbesimi nuk është shkak, por shkak për luftë mbrojtëse ishte agresiviteti i armiqve. Tregohet qartë se Islami nuk e ka lejuar luftën përveçse në rast mbrojtjeje nga agresioni, në rast mbrojtjeje të thirrjes Islame, për ndalimin e persekutimit dhe për mbrojtjen e të drejtës së praktikimit të fesë. Pikërisht në këto raste, lufta bëhet një prej detyrimeve të fesë, si dhe një prej detyrave të saj të shenjta, e cila quhet “XHIHAD”.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora