E diele, 28.04.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Mendime

Gazi Buxheli: Këta mjekë të harruar

E shtune, 05.03.2011, 08:58 PM


Gazi Buxheli

 

KETA  MJEKE  TE  HARRUAR

 

Harresa, si një dukuri njerëzore, në kuptimin fiziologjik njihet si një proces bashkshoqërues i kujtesës, kurse në kuptimin shoqëror pasojë e shkaqeve nga më të dryshmete: e kohës, e mospërqëndrimit, e pakujdesisë, por edhe  e ligësisë, ose e asaj që njihet ndryshe si kinse harresë. Në të gjitha këto raste ajo mund të jetë e dëmshme, ose jo, e dhimbshme, ose jo; me ose pa pasoja. Në vartësi të kësaj ajo mund të jetë e falshme ose pafalshme. Por ndër të gjitha harresat vetëm njëra nuk falet, nuk harrohet: ajo e përkushtimit, e sakrificës së njeriut për largimin e sëmundjeve dhe fatkeqësive të tjera shëndetsore, që personalizohet tek mjeku dhe puna e tij.  Një harresë e tillë përbën faj që një ditë do të kthehet në një pendesë , për mëkatin e bërë. Eshtë e rallë kjo lloj harrese. Përjetësisht shëruesi i dikurshëm dhe mjeku i sotëm, tek ne e në të gjithë botën, është nderuar e kujtuar jo rrallë si një shënjtëri. E megjithatë kjo lloj harrese në vendin tonë ndodh sot e kësaj dite. Eshtë e rëndë ta pohosh këtë, por kur ajo shihet me sy e përjetohet me dhimbje, nuk mund t’i shmangesh, duke mbyllur sytë, e duke u bërë i shurdhër.

   Këtë fakt e shohin sidomos mjekët e brezit më të vjetër, ndërkohë që të rinjtë, për shkak të mos njohjes së të kaluarës, mund të mos dinë asgjë. Ja argumenti, ja dhe dokumenti i vërtetimit të asaj që po them, apo që dua të flas: shkoni në Spitalin Universitar Nënë Tereza dhe shikoni me kujdes! Në dyertë e klinikave janë vendusur emrat dhe portretet e personaliteteve shëndetësorë, të specialiteteve respektive, që nuk jetojnë më: Kristidhi, Gaçe, Dyshniku, Paparisto etje. Largohuni nga ky spital e shkoni në spitale dhe Institue të tjera  dhe do të gjeni përsëri tabela me emra personalitetesh të shquar: H. Hadëri, K. Glozheni, Sh.Ndroqi etj.  Një nderim më i mirë e më i përjetshëm se ky vështirë se gjen. Njëherësh ky  është një verprim që  nderon edhe drejtuesit e këtyre institucioneve.

   Por, dhe me këtë por fillon pjesa  e dhimbshem e asaj që nuk mun dtë mbetet e patreguar, e që është edhe synimi i këtij shkrimi.   Ikni nga institucionet e lartpërmendura e zbrisni posht në Laprak, në Spitalin Ushtarak, që gjëndet atje. Do  të ndjeheni të zhgënjyer, e mbase edhe të revoltuar: Vetë spitali nuk ka emër të perosnalizuar. A thua se mjekësia ushtarake nuk ka patur një mjekë që ta meritoj këtë nder. Hyni në klinikat dhe sallat e të atij spitali dhe nuk do të gjeni asnjë tabelë tek dera e tyre që të kujtoj se dikur atje kanë punuar mjekë që meritojnë ndoshta edhe më shumë se një emër. Eshtë personaliteti dhe kontributi i të harruarve që të bën të ndjehesh i shgënjyer, por edhe  jo i qartë për shkaqet e këti fakti. Mund të përmenden shumë mjekë të tillë, por le të sjellim disa prej tyre: J. THeodhosi, S. Imami, H.Dibra, T. Papavrami, V. Mokini, G. Daiu  etj. Të gjithë përbënin një plejadë mjekësh, të arsimuar në shkollat perëndimore. Pa u future në hollësitë e CV së tyre, mund që secilit t’i atribuohen, pa rezerva, ato veti që dikur Satri përcaktonte për Kamynë, miku dhe oponanti i tij më i papajtueshëm: “…tek Ai( Kamy), gjen bashkimin e adhurueshëm të njeriut me veprimtarinë dhe veprën…” Ilustrimet për  të mbështetur këtë mendim janë të shumta dhe tepër mbresëlënse: Dr. Theodhosi, me dy elementë të punës së tij, intuitën klinike dhe  aparatin e vjetër emblematik  për  matjen e tensionit të gjakut, ishtë bërë siguria shëruese e mijra e mijra pacientëv; Dr. Agalliu që me guxim futi për të parën herë mjekimin me injektim spinal të streptomicinës, në meningitin tuberkular, u bë shpëtimtarë nga vdekja e sigurtë e sa e sa të sëmurëve; Dr, Imami një organizator i kthyer në model ndoshta edhe për kohën e sotme; apo V. Mokin e  T. Papavrami, mjekë me një diapason të vëzhgimit klinik e mjekues tepër impresionues, në ato kohra.

 Për se ka ndodhur kjo harresë që,  tek e fumìndit, mund të quhet mëkat, apo edhe faj? Do të ishte boshllëk arsyetimi, apo pasaktësi e marrëzishme të thuash se është e qëllimshme. Në se kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të kishim një mëkat që kërkon shpagim. As problemet e shumta me të cilat është përballur dhe përballet sot shëndetësia në ushtri, nuk janë shkaku. Të tilla probleme ka patur edhe shëndetësia civile, por atje të tilla harresa nuk kanë ndodhur. Logjikimi më i besueshëm i këaj ndodhie, shkon në konkluzionin se ndrrimet e shpeshta të drejtuesve në Spitalin Ushatark dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, janë shkaku i vërtetë. Cdo drejtuesi ,që ndrrohet akoma pa u ulur në karrige, sigurisht që nk nuk ka kohë të arrij edhe tek kujtimi dhe nderimi i të kaluarës, qoftë kjo edhe me vlerat e një përmbajtje njerëzore , siç është respektimi i një, apo disa mjekëve, që kanë bërë jo historinë e tyre,  por atë të një mjekësie të tërë.

   Por tanimë kjo ka ngjarë. Ata mjekë nuk janë më. Ata të qetë ngrysin përjetësinë e tyre. Ata nuk mund të flasin, por edhe në se do të flisnin kurrë nuk do të kerkonin atë ç’ka u është mohuar. Jemi ne të gjallët që duhet ta bëjmë këtë, për ndryshe ne do të jemi vazhduesit e mëkatit. Për të mos mbetur kjo një kërkesë patetike duhet kërkuar zgjidhja dhe ata që dyhet të merren me zgjidhjen., së pari janë drejtuesit e Spitalit Ushtarak dhe ata të Ministrisë së Mbrojtejes. Por më tej për këtë duhet të intersohen  Kryeministri i vendit dhe Presidenti i republikës. Argumenti i kësaj shtrirje deri në sferat e larta të hierarkisë së shtetit është shumë bindës: këta mjekë të harruar nuk kanë mjekuar vetëm ushtarakun, por pa  u kursyer kanë mjekusra edhe popullin  e këtij vendi, duke e nisur këtë me bijtë e tij ushatrë.

  Le ti lutemi Zotit dhe ndërgjegjes së kopetentëve që së shpejti të shohim korigjimin e duhur. Që po ashtu së shpejti   dëgjojmë se  Spitali Ushtark do ti shtohet edhe cilësimi Sinan Imami, çka do t’i bëntë nder atij institucioni dhe do të korigjonte një harresë të pamerituar.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora