E marte, 22.07.2025, 10:16 PM (GMT+1)

Mendime

Redan Bushati: Konsumimi i pushtetit dhe “pavdekshmëria” e PD

E merkure, 02.03.2011, 08:33 PM


Konsumimi i pushtetit dhe “pavdekshmëria” e PD

 

Nga Redan Bushati

 

          Zgjedhjet lokale po afrojnë çdo ditë e më shumë dhe rëndësia e tyre është jetike për të dy krahët e politikës shqiptare. Deklaratat e ndërkombëtarëve që zgjedhjet duhet të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe prania e madhe e vëzhguesve, nxit palët për t’u futur në zgjedhje. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, bie mbi kurrizin e qeverisë, e cila ndodhet në pushtet. Ndërkohë, që kohët e fundit ka akuza të shumta për mënyrën e qeverisjes së saj. Sa janë të vërteta ato, besoj se vota e popullit do të japë verdiktin e saktë. Për një gjë nuk mërzitem dhe nuk më vjen keq, se “çdo popull meriton qeverisjen e vet”.

          Partia Demokratike përpiqet që në këto zgjedhje, duke hyrë sëbashku me LSI të korrë një fitore, në mënyrë që besimin e ndërkombëtarëve ta vazhdoj më tutje, duke krijuar një klimë pozitive dhe një siguri të mbarimit të mandatit deri në 2013. Ndërsa, në krahun tjetër opozita e majtë është shumë e vonuar në kohë, duke filluar nga komisionerët në KZAZ-të e duke përfunduar tek listat e kandidatëve për bashki e komuna. Gjithsesi, koha mund të shfrytëzohet në mënyrë korrekte nëse në listën e propozimeve do të ketë emra me potencial intelektual, që të vihen përballë pushtetit, që siç e quan ajo “pushteti i kusarëve dhe matrapazve”.

          Një ndër bashkitë, në të cilat Partia Socialiste e ka të vështirë dhe të pamundur fitoren hërpërhë është Shkodra. Fitorja apo edhe ekuilibri është krejtësisht i pamundur. Ky qytet duket se është i destinuar që të japë edhe “jetën” për Sali Berishën. Ai është idhulli i tyre, e shumë syresh e kanë motiv jete. Në dukje absurde, por mëse e vërtetë. Gjithsesi, rikandidimi i pritshëm dhe i sigurtë i kryetarit aktual të Bashkisë Shkodër, duket se nuk do kalojë pa polemika.

          Së pari, nga pikëpamja psikologjike një individ konsumohet, e veçmas kur ndodhet në karrigen e pushtetit. Kjo shkakton, zemërim “emocional” e provokim ndjenjash njerëzore tek individi.

          Së dyti, ky qytet ka dinamika të shumëllojta. Një ndër to është edhe çështja e besimit. Duam apo s’duam ne, ka një përqindje jo të vogël, e cila e shikon si primare një fenomen të tillë. Rikandidimi i z. Luka krijon turbullira ndër pjesën qytetare muslimane, e cila është tepër e ndjeshme me situatën në fjalë. (Personalisht, nuk kam ndonjë afeksion, pasi kam një lidhje serioze me një vajzë të besimit të krishterë).

          Së treti, Shkodra ka shumë qytetarë që kanë qenë pronar të mëdhenj tokash, të përndjekur, por edhe të përmbytur nga “mbretëria” e ujit, të papunë, por edhe të lodhur nga ky tranzicion i stërzgjatur.

          Së katërti, megjithëse na pëlqen apo jo, ndërlidhja mes pjesës qytetare dhe asaj të ardhur (fshatare) ka një ngërç dhe ngacmim të vazhdueshëm. Kjo e fundit ka mbushur edhe rradhët e strukturave të partisë dhe forumit rinor. Kjo është shqetësuese për popullsinë qytetare autoktone të Shkodrës, e cila reflekton ndjeshëm në uljen e numrit të votuesve.

          Së pesti, ka shumë prej atyre që këto ditë kanë deklaruar haptas se “vota shkon përherë për PD, ndërsa vota shkon dëm për kandidatin e saj”.

          Pas këtyre fakteve konkretë, të cilat janë të prekshme në kryeqendrën e Veriut, Shkodrën, mendoj qe pavarësisht se pushteti qëndror vazhdon mandatin e dytë të saj dhe ai lokal përherë ka qenë në mbështetje të PD, përsëri historia do vazhdojë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx