E merkure, 21.01.2026, 06:34 PM (GMT)

Faleminderit

Gjon Keka: Me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova kombi ynë humbi njeriun e madh

E merkure, 21.01.2026, 03:57 PM


Me vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova kombi ynë humbi njeriun e madh dhe orientuesin e qartë dhe të palëkundshëm të Kosovës europiane

Nga Gjon Keka

Janari ia hoqi kombit tonë dy personalitete mbikohore të papërsëritshme, duke e lënë kështu popullin tonë Dardano-Arbëror me një humbje të madhe dhe të pamatshme, dhe njëkohësisht edhe në rrezik të ekzistencës dhe të humbjes së orientimit europian të shtetit dhe popullit në përgjithësi. Më 17 janar 1468 vdiq kryeheroi, burrështeti, strategu e gjenerali i të gjitha kohërave, Gjergj Kastrioti, po në këtë muaj të fatkeqësisë së kombit tonë, më 21 janar 2006 vdiq edhe vizionari, burrështeti, presidenti dr. Ibrahim Rugova.

Vdekja e këtyre dy personaliteteve mbikohore u raportua në të gjitha vendet e botës së civilizuar dhe demokratike, dhe kudo në botë si një lajm i trishtueshëm dhe një humbje që asnjëherë nuk do të mund ta plotësonte kombi ynë, mungesën e tyre fizike dhe yllrrëfyese për orientimin dhe të ardhmen e kombit tonë dardano-arbëror.

Pasi kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Diellin e madh të Arbërisë – e kujtova para disa ditësh me një shkrim, sot këto rreshta po ia kushtoj edhe presidentit vizionar, të urtë e të pavdekshëm të Dardanisë, dr. Ibrahim Rugovës, ai që e ringjalli si Pjetër Bogdani emrin e Dardanisë dhe punoi e veproi për një Dardani (Kosovë) të lirë, demokratike e të pavarur, dhe në miqësi të përhershme me ShBA dhe Europën si familje dhe pjesë e saj e natyrshme.

Vdekja e këtij Dardani të madh para 20 vjetëve u përshkrua me pikëllimin dhe simpatinë e thellë jo vetëm nga i gjithë populli ynë pa dallim, por edhe nga personalitete të botës së civilizuar dhe demokratike, më saktësisht nga e gjithë bota.

Me vdekjen e tij, Dardania humbi njeriun e saj, krahun e Shqiponjës Kastriotiane, orientuesin e qartë dhe të palëkundshëm të Kosovës drejt familjes europiane dhe civilizimit të saj, si dhe ideatorin e miqësisë apo lidhjes së përhershme me ShBA si të vetmet rrugë të sigurta të kombit tonë, të Dardanisë sonë, për të pasur një të ardhme europiane dhe siguri dorë për dore me ShBA-në.

Sot, kur po përkujtomë atë, na kujtohet imazhi i njeriut të urtë të Dardanisë, i vizionarit, i Atit themelues të Kosovës Republikë, i shqiptuesit të fjalës së ëmbël “Liri”, pastaj të demokracisë dhe pavarësisë.

Presidenti Ibrahim Rugova ishte Dardani i katërt i madh pas Konstantit të Madh, Pjetër Bogdanit të Madh dhe Idriz Seferit të Madh.

Dardania jonë sot ka mbetur pa yllin orientues europian dhe e ngulfatur nga helmet ideologjike fetaro-politike, antikombëtare dhe antiperëndimore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bedri Tahiri: Porosia e Gjergjit tonë të Madh Ismet Lekë Hajrullahu: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Atleti i Krishtit Lekë Mrijaj: Busti i Kastriotit në Klinë – Kujtesë e identitetit tonë kombëtar Dorian Koçi: Kryezoti Gjon Keka: Gjergj Kastrioti nuk ka vdekur, ai është fryma që mban gjallë shpirtin dhe trupin e kombit tonë Lekë Mrijaj: Ernest Koliqi – Figurë poliedrike e hapjes së shkollave shqipe në Kosovë Dorian Koçi: Ismail Qemal Vlora Lekë Mrijaj: I amshuari Shkëlqesia e Tij Imzot Mark Sopi – Bariu epik i Kosovës Lekë Mrijaj: Akademi Solemne në 30-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit Luljeta Pula: Kam luftuar kundër Serbisë, por kam luftuar edhe me ndërskamcat e brendshme Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (4) Tomë Mrijaj: U nda nga jeta veprimtari Ismet Ukë Sadik Berisha Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (3) Gjekë Gjonaj: Prof. Dr. Mark Camaj, një pedagog erudit dhe humanist i përkushtuar i dijes Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (2) Shyqyri Fejzo: Një konsull i kudo ndodhur, dinamik e i palodhur Dr. Hekuran Sejdiu – Një personalitet i heshtur Lekë Mrijaj: Jeta e Anton K. Berishës na kujton se shërbimi ndaj atdheut është forma më e lartë e përjetësisë Gjekë Marinaj: Frank Shkreli, zëri i ndërgjegjes shqiptare në mbrojtje të demokracisë Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të At' Gjergj Fishtës – "Homerit të shqiptarëve" (1)

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx