Faleminderit
Ismet M. Hasani: Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (2)
E hene, 05.01.2026, 06:53 PM
Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës (2)
Nga
Ismet M. Hasani, Suedi
Letër
e hapun nga Fritz RADOVANI:
ESHTNAT
E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RËMAJ – Shkodër
TË GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË
MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!
"UNË DO TË VAZHDOJ ME JU SHKRUE
DERISA.., PENA E EME, T' JU THERIN ESHTNAT TUEJA!", thonte, një Dijetarë !
JEMI NË PRAGUN E VITIT 2022.
TË PËRJETËSIMIT TË POETIT KOMBËTAR AT
GJERGJ FISHTA OFM.
Per dijeni:
Argjipeshkvisë Shkoder dhe Tiranë,
Kuvendit Françeskan Shkoder, Lezhë,
Troshan,Mirditë.
Këshillit Ndërfetar të Shqipnisë,
Tiranë,
Z.Prefektit të Shkodres,
Z.Kryetarit të Bashkisë së Shkodres,
Z.Prokurorit të Shkodres,
Z.Drejtorit të Organeve të Ruajtjes së
Rendit në Shkoder,
Të gjitha organeve të Shtypit dhe
mjetëve të Informacionit Shqiptar!
Shtoj: Argjipeshkvinë e
Tivarit,
Argjipeshkvinë e Prizrenit,
Famullinë e Tuzit dhe të Grudës,
Këshillit të Pleqve, të Fshatit Fishtë,
Lezhë.
Akademisë së Shkencave të Republikës së
Shqipnisë Tiranë,
Universitetit "Luigj
Gurakuqi" Shkoder dhe të gjithë Rinisë Universitare,
Diasporen Shqiptare të Malësisë së
Hotit dhe të Grudës,
Diasporën Shqiptare nga Tivari deri në
Kep të Paganës...
ESHTNAT E AT GJERGJ
FISHTËS O.F.M. JANË NË RËMAJ !...
Një prift i ri, kur pat takue At
Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue këtij
kushtet që duhet me heshtë, Mëshkalla i tha: "Shko e thuej Monsinjorit, me
të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!...
Edhe unë, tue rikujtue porosinë e At
Meshkallës, po flas, se boll kam heshtë!...
Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër
vorre të Rrëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue
të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin
personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu
dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje, më tha:
"Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me
njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë..."
Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam
vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta,
ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: "Fritz,
Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me
Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që
ti ke me pasë mundësi me tregue,... se je i ri e njëditë...
këtu, unë kam futë një thes qimentoje
me Eshtnat e At Gjergj Fishtës...".
U stepa në vend. Pak minuta nuk kemi
shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue pranë vorrin e
një grues së re që kishte një foto në porcelan. Kam numrue edhe njëherë
selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi ndalue prap.
Gjoni më kuptoi mirë vetëm me të
shikueme se cila mund t'ishte pyetja ime: "Si mundën me kenë në Rëmaj Ato
Eshtna shumë të përfoluna dhe të "tretuna" në lumin Drin, pranë Urës
së Bahçallekut?"....
Më shpjegoi se: "Ka shkue në një
mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjës që
merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri
Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në Rrëmaj. Gjoni ka
marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë për 3 minuta aty,
nga rruga Canej ku banonte Gjoni.
Kanë hy me makinë deri tek Kapela, janë
ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosë
"thesin e qimentos". Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël,
po Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue
shkue afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk
duhët të fliste me asnjë përson.
Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se
dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe me i tretë
në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në thes dhe me
ia çue në zyre, prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të shkonte dhe ti
hidhte në lumin Drin. Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të Shyqyriut ka
ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur ka vërejtë se
asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue
për veprimin që kanë krye bashkë me te në vorrezat e Rrëmajit".
Për këte çeshtje, mbas vitit 1992, unë
kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën dhe në 1995, kur
po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketë bisedue
me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi jemi gjallë... tjerët jo!...
Mendoj, se nuk duhët vazhdue ma mos me
folë, edhe pse "demokratët" shqiptarë janë bijtë e baballarëve që
kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka mbetë ndër to
një tjetër "Shyqyri Rrjoll", që asht pak e vështirë me e mendue se
ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e së
keqës maparshme me At Fishtën!
TURPI DO TI MBETËT
VETËM SHKODRËS DHE VETËM ASAJ!
Shenim:
Në muajn Tetor 2007, kam vue në dijeni
me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të cilët, nuk janë
denjue me mu përgjigjë.
Amanetin e të Ndjerit Gjon Gjergji nuk
mendoj me e marrë me vedi.
Mekenëse At Fishta ishte mik i babës
sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku asht sot dhe
bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, në
Shkoder, ju përgjegjem personalisht, mbasi të përfundoni punimet.
Melbourne - Australi, më 30 Tetor
2022.
Fritz RADOVANI
( v i j o n )









