Edison Ypi: Rruga e Shpirtrave
Rruga e Shpirtrave nis në Librazhd.Kur Librazhdin ta kesh lënë pas, që në tempullin e praruar të shpirtrave të hysh me dinjitet, merr ca masa higjenike paraprakisht. Ndal te ndonjë krua a përrua anës udhës. Laji duart delikate nga pislliqet që ke prekur, lage surratin dhe kokën që ma ke si qën stani, gropat e syve si tunelet e Qaf Krrabës...


























