E merkure, 30.04.2025, 09:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Mostra

E shtune, 29.03.2025, 07:50 PM


MOSTRA

Albert HABAZAJ

Kam njohur një budalla të lumtur

Që nuk është tronditur një herë,

Interesant, mendimi i mençur

Nuk i ka trokitur dot në derë.

Fatkeqësisht, e njoha atë njeri:

pa tipare deri në çngjyrosje,

pasanik deri në ligësi

tip pushti gjer në pështirosje.

Një frymor në formë dybeku

ndonjë fjalë pa shprehur ende,

kopje e dalë nga Gobseku

pikturë e lemeritshme legjende.

Nuk ia n joha atë fytyrë

Me ata sy si të laraskës,

stinëve si nepërkë e ngrirë

shfaqet vetëm përmes maskës.

... Të gjithë e dinin që ishte

Shoku i ngushtë i Tartufit,

E dinin të gjithë që ishte

Kushëri i parë i bufit...

Coppito, 3.12. 1998

Preturo, e diel, 17.01.1999

[Botuar për herë të parë në vëllimin poetik “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera”, Tiranë, Globus R, 2006, f.12]



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx