Kulturë
Albulena Pllana Breznica: Krusha e Madhe
E premte, 28.03.2025, 07:54 PM
Albulena Pllana Breznica
Krusha e Madhe
Në rrafshirë të gjerë
Një fshat me shumë shtëpi,
Oborret plotë me lule
Zbukurime për mrekulli.
Krushjanë janë punëtorë
Të gjithë ag e terr në fusha
Për ta puna s’është e vështirë,
Shpirtin e kanë të dëlirë.
Lufta e fundit i dërrmoi
Qanë akoma e zeza motër,
Mbetëm vasha, gra e nëna
Nuk kemi meshkuj në votër.
Disa gra presin burrat e pagjetur
Plot me vaj e plot me mejtim,
Nënëloket e shtyra në moshë
Pa të dashurit, s’kalojnë n’amshim.
Fëmijët e mbetur kërkojnë baballarët
Tani kuptojnë se janë jetimë,
Nënat ju përgjigjen me lot në faqe
Pohojnë se burrat i kanë në mërgim.
Në qendër të fshatit një lulishte
Vend i bukur për t’u çlodhë,
Kuvendojnë vasha, gra e të moshuara
Se gjatë Luftës, ç’farë iu ka ndodhë.
Motra Myrvete pret vëlla Ukshinin
Tjetra thotë se jam shumë e pikëlluar,
Një zë nëne nga fundi i lulishtes buçet
Oh, unë e zeza jam shumë e përmalluar.
Aty pranë një pëllumb i bardhë
Përnjëherë ato i mahnitë,
Zë të bukur lëshon nga sqepi
Kur i sheh duke u venitë.
Por me forcën e kushtrimin
Ndahen shpesh pa pushuar,
Marrin ujë te kroi i fshatit
Pakëz etjen për ta shuar.
Mbrëmjeve shpeshherë
Informohem për ndodhi në botë,
Duke shikuar televizorin
Shpesh më dalin lot.
Valët e oqeaneve dalldisen
Mbulojnë qytete të tëra,
Zënë shumë njerëz në befasi
Me shpejtësi i mbulon uji e rëra.
Nënat pa ditur për foshnjat
Të sëmurët mbesin të ngujuar,
Krijohen rrëmuja të llahtarshme
Të gjallët janë hutuar.
Fishkëllejnë boritë, alarmet e gjata
Mbi një çati motër e vëlla,
Duke i shtrënguar duart e dhëmbët
Shtëpia nga valët në dysh u nda!
Rrokullisjet me shpejtësi vetëtime
Ngjarjet përcillen me kamerë,
Ankthi i mbulon shpëtimtarët
Vorbullat e ujit bëhen zgafellë!
Rrugët të mbuluara me ujë
Mungojnë ilaçet, s’ka ushqim,
Përmbi drunj e kate të larta
Njerëzit kërkojnë shpëtim.
Pamjet janë tragjike
Të zhdukur janë me mijëra,
Shumë nëna e familje
I ka mbuluar zija!
Ndihma nga tërë bota
Dërgohen me shpejtësi,
Shumë njerëz në qiell të hapur
Kanë mbetur pa çati.
pritJE me padurim
(Jon Kryeziut)
I bukur erdhe në jetë, o Jon
Të pritën gjyshja, gjyshi e farefisi,
Të pritën tezet e hallat
Kur u linde pushka krisi.
Lajmi u hap me shpejtësi
Llabjanasi u bë me nip,
Të gjithë uruan nga zemra
Nuk do shuhet kurrë ky fis.
Urime e përgëzime nga Kosova
Nga diaspora e Shqipëria,
U tubuan pleq e të ri
Plot miq u mbush shtëpia.
Tezja Dritë nga Vjena e bukur
Erdhi shpejt me aeroplan
Me vëllezër e motra nga Burimi
Hynë të parët në Llabjan.
Nënë Nysretja inxhiniere
Babë Agroni kompjuterist,
Ledhatojnë Jonin e vogël
Do na bëhet thanë artist.
Në livadhin para shtëpisë
Me daulle vijnë shoqëria,
Tryezat përplot me ushqim
Me gëzim është mbush shtëpia.
Buçet kënga, hidhet vallja
Ca të reja bëjnë shërbime,
I zoti i shtëpisë ngrehë dollinë
Falënderon miqtë për urime.