Kulturë
Eduard Skufi: Bukuria e shpirtit në një letër që sfidon kohën
E marte, 25.03.2025, 06:57 PM
BUKURIA E SHPIRTIT NË NJË LETËR QË SFIDON KOHËN
 (Mes  kujtimesh 
të  një  ditari)
(Mes  kujtimesh 
të  një  ditari)
NGA
DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINË
…Bashkë me fotografinë e nënës e të babait në valixhen e rrugëtimit  tim 
vendosa  dhe  letrën e një 
nënë  labe. Nuk doja ta  ndaja 
nga  kujtimet  atë 
letër, një letër që nuk ishte vetëm dëshmi  mbresëlënëse .e një  kujtimi 
nostalgjik, por dhe dritë motivimi për karrierën dhe jetën  time në 
vazhdim. Ajo letër mes coprave të një shpirti të dërmuar dhe të një
zemre të helmuar të një nëne, që gjente kurajon 
dhe  mirësinë të  shprehte mirënjohjen, duke  sfiduar thënien Aristoteliane se ”mirënjohja plaket shpejt”. Por nuk ka
gjë më të bukur dhe më       të besueshme
sesa ta shohësh veten me sytë e të tjerëve…
Në meditim  u iluminova  nga 
aforizmi i të shquarit  Spinoza:”Nëse dëshironi që  e tashmja të 
jetë  ndryshe  nga      
e  kaluara,  studjojeni  
të   kaluarën”.
Agimi i pranverës të vitit 1984 me ringjalljen e natyrës, i zgjoi
mendimin për dritën. Zbriti në Vlorë nga kurora e maleve të  Gërnecit, si një shpat mali mbështetur në një
shkop të gdhendur, me dritën e mendjes, pasi fati  ja 
kishte  privuar  dritën e syve. Ishte e lartë në trup, stoike,
një  grua 
burrneshë, që mbante mbi supe dramën e tetë dekadave, quhej Bejaze  Hoxha. Imazhi krejtë në të  zeza, dhe shamia po në atë ngjyrë mbi kokë,
nuk i zbehnin as hijeshinë, as 
fisnikërinë. Kërkonte  dritën e
syve, dhe mbas mohimit për kaq vjet 
të  asaj  dëshire, 
kur zhgënjimi i kishte  thyer  optimizmin, më së  fundi 
vendosi. Me mendimin e kristaltë  
dhe   shkopin  magjik 
udhërrëfyes,  kërkonte
 mjekun. Në spital i thanë se doktori ishte larguar pas shërbimit të
rojes. Kur panë  kufizimin  e 
aftësive  të  saj i propozuan një tjetër mjek, por  ajo 
e  refuzoi. Mblodhi veten  dhe 
zbriti  rrugën e spitalit. Në  atë cast një dorë  ju mbështet në sup. Nënë Bejaze, u dëgjua
zëri i ngrohtë i Sidherit, i atij  njeriu  të mirë, që sa  herë  e
kishte  vizituar në fshat, i dërguar nga
komiteti. Ajo menjëherë e njojti dhe e përshëndeti. Për ku kështu, vazhdoi  bisedën 
ai. “Erdha për të marr dritën, kërkoj Dr.Edin”, ju përgjigj  nënë 
Bejazia e vendosur. Pasi i spjegoi se nuk e gjeti doktorin në spital,
kërkoi ta  çonte 
tek  shtëpia  e tij. Dhe kështu duke biseduar u gjendën
tek  sheshi  i Kateqit, në 
shtëpinë  e doktorit.
…Në oborrin e shtëpisë pranë trëndafilave, im atë në shezlongun e tij po lexonte gazetën ndërsa mamaja ujiste lulet. U dëgjua trokitja e bastunit në portë, dhe me një, urdhëroni, mamaja u gjend pranë nënë Bejazes dhe Sidherit. Prindërit e mi i mirëpritën dhe biseda u ndez miqësisht. Unë lart në dhomë, shtrirë në divan për tu qetësuar, në tingujtë e një muzike instrumentale, dëgjoja bisedën. Mësova se ajo nënë labe kishte humbur djalin e vetëm, Yllin. Në moshën 16 vjec, ai kishte dal partizan dhe nuk e pa më. Në shkopin që e drejtonte nënë Bejazen, kishte të skalitur portretin e djalit, si dritë që i ndriconte rrugën. Por fragmentet e dramave të jetës së saj nuk kishin të sosur. Një forcë e brëndshme më ngriti nga divani. U vesha, zbrita shkallët dhe u gjenda pranë tyre. Mbasi i përshëndeta me përzemërsi dhe shkëmbyem mendimet, telefonova të vinte autoambulanca. Shkuam në spital për ta vizituar. Bukuria e shpirtit të saj i reflektonte në fytyrë , ndërsa sytë përpëliteshin në errësirë për pak dritë. Të dhënat gjatë egazaminimit të njërit sy ndezën optimizmin, ndërsa syri tjetër dikur i operuar mbetej i pashpresë. Biseduam gjatë, më bëri rrëfimin e jetës së saj me zë të dridhur. Ku imazhi i saj u gjigantua, sepse emri i saj bashkonte virtyte dhe vlera, por ashtu shumëfishonte përgjegjësinë time si njeri dhe si mjek…
Dita e operacionit ishte e vecantë për mua, vështirë  ti 
shmangja  emocionet. Operacioni
nuk ishte i lehtë, pasi katarakti ishte i 
përparuar dhe i ndërlikuar me rritje të tensionit okular. Mbretërinë e
qetësisë në sallë e prishte vetëm 
tringëllimi i instrumentave kirugjikalë 
dhe ndonjë  këshilla ime. Së
fundi  interventi  kirurgjikal 
përfundoi  me  sukses. Shkallën e suksesit do ta vërtetonin
ditët në vazhdim. Unë e përkëdhela nënë 
Bejazen dhe i komunikova 
përfundimin e  operacionit.  “U të keqen nëna, bir i nënës, nuk kuptova
gjë fare, të faleminderit”, u dëgjua 
zëri i saj, i emocionuar. Ditën e nesërme, kur e mora në dhomë për ta
ekzaminuar dhe i hoqa nga syri pansamentin, ajo nuk e përmbajti veten, fluturoi
nga gëzimi. Mandej bëri një ritual emocional 
rrënqethës, duke ju drejtuar 
shkopit  ku  ishte 
skalitur portreti i të birit :“Malli
më dogji shpirtin për tynë, ti  më erdhe
me dritën dhe lirinë”…Krenarinë dhe 
burrërinë e saj e thyen  lotët.
Unë shtanga. Ajo mori  dorën time  e 
puthi  dhe shtoi :  “ Më 
dhe  dritën  bir, 
dritë  pac  gjithë 
jetën  tënde !”
Kështu  nënë  Bejazja 
hyri në  shpirtin  tim 
për  të  mbetur 
aty. Muaji pas operacionit  në
vizitë më dha kënaqësi të plotë, pasi rezultati ishte i pabesueshëm, me
parametra të normalizuara. Ajo e 
shprehte gëzimin pa u kursyer. Kur po ndaheshim nxorri nga trasta një
postiqe prej lëkure dele, në anën e pasme të së cilës kishte qepur një copë të
leshtë me dekoracion të qëndisur, plot ngjyra dhe tonalitete. “Eshtë e jotja,
më tha, ta vendosësh mbi karrige kur lexon.E krijova me syrin tënd dhe zemrën
time”.

Fundi  i  Nëndorit 
papritur  na  ndau me babanë. Insulti cerebral i preu enkas
rrugën e jetës. Sic po bisedonim të dëshpëruar me mamanë në sallon, postjeri
na  solli 
një  letër  rekomande nga Gërneci. E hapa fillova ta  lexoj 
i prekur, Ishte letra me ngjyrat e shpirtit dhe të zemrës të asaj
nëne  kreshnike,labe . Nuk  mund ta 
mbaja  të  fshehtë 
këtë  fragment emocionues : “ Me 
kohë  kisha humbur dritën e syve
dhe besimin për tu mu rikthyer. Kështu e konsideroja veten të gjallë si të
vdekur, pa shpresë. Por duke më folur 
njerëz të ndryshëm të operuar e mjekuar nga Dr.Edi për aftësitë dhe
sjelljen e tij humanitare vendosa të operohem. Njojta babanë dhe nënën e
doktorit që më hapën derën e më pritën me respekt, aty kuptova ku i merrte
vlerat ai djalë. Dhe tani me dritën e syrit që më dha Dr.Edi, bir i nënës, dhe
jo vetëm në sy  por dhe në shpirt, po ju
shkruaj  këto dy fjalë për të shprehur
mirënjohjen dhe falenderime, duke i uruar suksese në vazhdim dhe jetë të
lumtur. Dr.Edi nuk është vetëm djali juaj, tani u bë djalë e shkuar djalit  edhe 
për mua, prandaj të  na rrojë  dhe  ta  gëzojë  
jetën  ashtu sic  ja  do  zemra “…
Fjalët e asaj letre ishin rrezatim vlerash që  fshihte 
shpirti i dhëmbur  i  kësaj 
zonje  të  heshtur. Akoma nuk ishin shuar impresionet,
kur një e  trokitur me shkop më ngriti.
Ishte ritmika e shkopit të Nënë Bejazes. Ajo kishte dëgjuar për humbjen e
babait, por fisnikëria dhe sublimimi 
shpirtëror nuk e linte indiferente 
dhe   vinte   për  
ngushëllime.  Ajo  nuk ishte vetëm  ikonë, por 
kompozim  mes ngjyrash  individuale, ku  filantropia me  altruizmin 
bashkëjetonin   në   një  
zemër  të  madhe.
Ajo 
nënë  që nisi djalin partizan pa
mbushur 16 vjec  dhe nuk u kthye. Një
ditë i prunë vetëm kapelen e tij me yll të kuq, ku ishte fshehur  letra e 
nënës qëndisur me gjak, dhe shallin që ajo i kishte varur në qafë. I
shoqi nuk e duroi dhimbjen e u bashkua dhe ai me partizanët. Ndërsa nënë
Bejazja mes lotësh u thurte  çorape leshi dhe
dorashka. Kur prunë ushtarët italianë si robër në fshat, për ti ndarë tek
fshatarët, ajo kapërxeu dhimbjen e shpirtit, duke shprehur vlerat morale. Mori
e mbajti me ngrohtësi në shtëpi, si djalin e saj njërin prej tyre. Në dimrin e
acartë kur bishat naziste donin ti vinin flakën gjithëçkaje, ajo me disa nëna të tjera, e veshi kurajon
me zgjuarsinë  labe  dhe 
shpëtoi  fshatin. Ajo mbarte
mitrën genetike  të  mëncurisë 
dhe trimërisë  të  bjeshkëve 
të  labërisë.
Pra ishte një portret tipik i nënës labe, ku vlerat e personalitetit,
stoicizmi dhe burrëria mbështeteshin në një shpirt me ndjenjë, vec krenar e të
pathyeshëm, në një kodë “emancipimi“ natyral 
dhe  unikal. Ajo nuk ishte  si imazhi tradicional i “Nënës” së Gorkit, as
si ai misterioz i “Nënës” thriller të T.M.Loganit, por do të mbahet mend si
një  tip 
i vecantë, me  përmasa të  tjera, që mohonte  moshën 
kronologjike dhe gjininë, duke   abstraguar kufizimet.
Një ornament i rrallë fisnikërie ku harmonizoheshin në  një status, elementet  epike të 
trimërisë  dhe të bujarisë, me
reflektim të  karakterit  Epirotik dhe Spartan  të nënës, që 
sintetizohet  në  fjalët 
e  shenjta,  NENA 
LABE.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










