Kulturë
Gani Pllana: Pa mikun tim – majave të kepit!
E hene, 24.03.2025, 07:52 PM
Gani S. Pllana
PA MIKUN TIM - MAJAVE TË KEPIT!
I shkruaja mikut përherë,
U bashkuam në rini,
Këmbenim ide,
Puqeshim në mendime;
Këmbenim revista e romane,
Leximin e shkresave të mikut
E bëja me kënaqësi.
U prek për asgjë;
Si duket, xhelozia,
E futur në shpirtin e tij kaherë,
I doli në sipërfaqe!
Bëri shumë ndryshime
U fut në shoqëri të re.
U tretë, iku në largësi,
Mora lajmin në agim;
Ka vendosë vetë
Pa nderë, pa orientim
Të bëj rrugëtim tjetër...
Eh, tani jam në udhëkryq:
Ç’farë më tutje?
Nga shpirti
Me doli një ofshamë,
S’ka kthim prapa.
Pa pritur, i lënduar
E krahëthyer,
I vetmuar,
Me plagë në zemër,
Ngjitem majave të kepit,
Shtigjeve të jetës,
Pa mikun tim!?
NGURRIMI
Nëse dashuron
Dhe nuk e shpreh,
Nëse urren
Dhe nuk e thua,
Nëse do diçka
Dhe nuk e kërkon
Me zë shumë të lartë,
Është njësoj,
Sikur të mos duash asgjë!
Ekzistojnë:
Ndjenjat,
Mendimet,
Që bëhen konkrete,
Vetëm...
Kur ato janë të veshura
Me virtytet tua
Me gjuhën tënde;
Me atë, në të cilën
Të është folur,
Nga ata që të kanë krijuar,
Nga ata që të kanë përkundur;
Nga ata,
Që të kanë kënduar
Ninulla në djep;
Nga ata,
Të cilët të dhanë dashuri idilike,
Për familje,
Për farë e fis,
Për mësuesin e parë,
Për abetare e flamuar,
Për Liri e Pavarësi;
I
mbushur me dashuri
Do bëheni
njeridashës...
Ti nuk do kesh frikë;
Nga natyra e njerëzia.
DASHURIA PËR JETËN
Vetëm në atë gjuhë,
Me të cilën prindërit të mësuan
Ç’farë është dashuria,
Ti mund të ndjeshë,
Të shprehësh nga zemra
Dashurinë e vërtetë.
Vetëm me
gjuhën e fëmijërisë
Ti mund
të thurësh poezi
Për
dashurinë, dhimbjen;
Për
lulet e beharin,
Për
ujin, malet e fushat,
Për
njerëzimin,
Pa
dallim ngjyre e race,
Vetëm me
gjuhën e nënës,
Mund ta
dashurosh botën.