E merkure, 30.04.2025, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Hajdarmataj: Akademi përkujtimore për Bajram Currin në Akademinë e Shkencave në Tiranë

E hene, 24.03.2025, 07:16 PM


ME 29 MARS 2025 MBUSHËN 100 VJET QË RA HEROIKISHT HEROI I POPULLIT BAJRAM CURRI

Autori i librit Dr. Shkencave Mark Palnikaj duke mbajtur fjalën e rastit.

U organizue Akademi përkujtimore për Bajram Currin në Akademinë e Shkencave në Tiranë me pjesëmarrës intelektual të ardhur nga Kosova, Tropoja, Kukësi, Hasi, Puka, Shkodra, Tirana, Vlora si dhe mbesa e Bajram Currit Mimoza Kraja, Albion e Fatmir Curri dhe deputeti i Kuvendit Eduart Shalsi.

U mbajtën kumtesa dhe fjalime Prof. Dr. Bernard Zotaj Mjeshtër i Madh, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Akademik Pr. Dr. Pëllumb Xhufi, Pr. Dr. Zaho Golemi dhe të tjerë. Dr. Shkencave Mark Palnikaj autori i librit “Bajram Curri” u shpreh:

“-  Ju falenderoj për ardhjen tuaj në këtë akademi përkujtimore për 100 vjetorin e vrasjes së Bajram Currit dhe në promovimin e librit tim për origjinën dhe familjen e tij.

Deri më sot, historiografia jonë në Shqipëri dhe Kosovë nuk e ka thënë akoma fjalën e sajë të fundit për kontributin e familjes Curri në historiogrpafinë tonë dhe për rolin e Bajram Currit në lëvizjen për çlirimin kombëtar dhe përparim shoqëror.

Të gjitha librat e shkruara deri më sot nuk e japin të plotë informacionin për këtë problem. Ky libër, që po promovojmë sot, hedh dritë mbi disa të dhëna deri tash të panjohura rreth familjes Curri dhe vetë Bajram Currit.

Foto Deputeti Eduart Shalsi duke biseduar me pjesëmarrësit e aktivitetit

Gjatë këtyre 100 vjetëve, me rastin e përvjetorëve janë mbajtur shumë kumtesa dhe referate për figurën e Bajram Currit dhe janë shkruar shumë artikuj, janë pregatitur shumë emisione televizive etj. Secili nga këto publikime ka rëndësinë e vet.

Në rastin e Bajram Currit, faktori që e ka përcaktuar qëndrimin e tij ndaj atdheut ka qenë: “Qëndrim i palëkundur kundër pushtuesit turk dhe qëndrimi pa kompromis ndaj pushtimit serb të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare.” Për këtë as kundërshtarët më të ashpër të tij nuk kanë gjetur fakte për të vërtetuar të kundërtën por mundohen me forma të tjera për të hedhur ndonjë grusht baltë mbi këtë figurë të ndritur të kombit shqiptar.

Populli i Kosovës dhe i Malsisë së Gjakovës, por edhe i Lumës dhe i disa krahinave të tjera, e kanë provuar në kurriz dhunën dhe pabesitë e shtetit serb dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj dhune. Bajram Curri është në mendësinë e këtyre banorëve kampioni i njeriut që i ka qëndruar besnik kësaj kauze dhe nuk lejojnë askënd që ta cenojnë figurën e tij. Populli i Kosovës dhe i Malsisë së Gjakovës në këngët e popullit e ka skalitur shum qartë portretin e Bajram Currit dhe të kundërshtarëve të tij duke ju treguar vendin të dyja palëve.

Foto pjesëmarrësit duke ndjekur aktivitetin.

Në familjen Curri nuk është vetëm Bajrami ai që ka punuar për interesat kombëtare por kontributi i kësaj familje fillon me gjyshin e tij Hysen Kurti, vazhdon me babain e tij Shaqir Curri, me nipin e tij Hysni Curri dhe me kushërinjt e tij si Shaqiri i Ri dhe të tjerët që janë pa përjashtim kontributorë të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Nuk janë shumë familje në Malsinë e Gjakovës që të ju kenë kënduar këngë katër brezave për veprime patriotike si familja Curri.

Falenderoj Akademitë e Shkencave në Shqipëri dhe në Kosovë të cilat kanë planifikuar në muajin tetor të vitit 2025 mbajtjen e një simpoziumi shkencor me tema të pregatitura nga anëtarë dhe bashkpunëtor të këtyre dy akademive me objekt “Jetën dhe Veprën e Bajram Currit”. Në atë simpozium besoj se do të paraqitem edhe unë me një studim të kryer për këtë temë sipas kërkesave të programit të hartuar nga komisioni organizator.

Këtë e konsideroj një veprim në drejtimin e duhur dhe besoj që temat do të publikohen mbas simpoziumit në një libër të botuar zyrtarisht me emrin e të dy akademive”.

Aktiviteti u ndoq me interesim dhe u vlerësue si i suksesëshëm nga të pranishmit.

Ibrahim Hajdarmataj
e-mail:
ibrahimhajdarmataj@yahoo.com
Cel: 069 24 69 145



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx