Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit
E marte, 18.03.2025, 07:46 PM
Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit
Nga
Albert Vataj
Ai
është ende madhështor. Vitet nuk kanë mundur t'ia dalin ta gjunjëzojnë këtë
kapërdisje antike, këtë akt të pashembullt të ngadhnjimit të gjurmëve prejnga
rendi për të behur tekktu shkëlqimi i një qytetërimi. Koloseum mbetet guri më i
çmuar në gjeradanin e memuarin e qytetërimit. Amfiteatri Flavio, që njihet me
emrin Koloseo, filluar me dëshirën e Vespazianit (69-96 para Krishtit), u
përfundua dhe u përurua nën sundimin perandorak të të birit dhe pasardhësit të
tij, Titit (79-81) pas Krishtit). Ishte një veprim simbolik, përmes të cilit
popullit të Romës i kthehej kjo pjesë e qytetit, që Neroni e kishte shtënë në
dorë me forcë, për ta shndërruar në një liqen të madh artificial (stagnum
neronis), brënda banesës së tij private, Domus Aurea.
Ndërtesa,
me formë elipsi, mbulon pikërisht atë sipërfaqe që do të zinte liqeni dhe që u
bë ngrehina e parë e denjë për kryeqytetin e perandorisë së madhe, caktuar për
të kënaqur turmat në ditë feste.
Para
Koloseut, Roma kishte vetëm një amfiteatër të përhershëm, ngritur nga Statilio
në vitin 29 para Krishtit, shkatërruar kur Neroni i vuri zjarrin qytetit në
vitin 64: para ndërtimit të tij, festat me ndeshje gladiatorësh organizoheshin
në Foro, ku ndërtoheshin shkallë lëvizëse të ngritura me rast festimesh;
gjithnjë në këtë mënyrë organizoheshin edhe festat në Campo Marzio.
Amfiteatri
i ri u përurua me festime të mëdha që, siç thuhet, zgjatën njëqind ditë, me
flijimin e mijëra egërsirave.
Struktura
(189 metra gjatësi e boshtit të madh, 150 e boshtit të vogël dhe 48. 50 metra
lartësi) mund të zinte 60 deri në 80 mijë vetë, që mund të hynin e të dilnin
lirisht, përmes një sistemi të mirëstudiuar harqesh, shkallësh dhe hyrjesh, të
njohura me emrin vomitoria. Në qendër të fasadës ishte tribuna perandorake, dy
krahët e së cilës ishin të caktuara për gjykatësit, vestalet, të ftuarit e
nderit etj. Hyrja ishte falas për të gjithë, kështu që vendi ku do të ulej
spektatori nuk përcaktohej nga shuma që kishte paguar, por nga kategoria
shoqërore, së cilës i përkiste: secilës kategori i rezervohej një nga pesë
sektorët e zonës së quajtur ‘cave’.
Për
ndërtimin e fasadës së ndërtesës u përdorën mbi 100 mijë metra kub tuf gëlqeror
e 300 tonelata hekur, gjë që në shekujt e mëvonshëm, posaçërisht në mesjetë,
bëri që amfiteatri të shfrytëzohej si minierë për të nxjerrë prej tij material
të begatë ndërtimi.
Tri
seritë e harkadave, që shihen ende sot, të ndërprera nga gjysëmkolona në tri
stile kalsike (dorike, jonike e korintike), mbështeten mbi shtylla. Stili atik,
të cilit i mungojnë vendet e hapura, ritmohet me zbukurime korintike. Ndërsa
ishte ende në përdorim, maja e ndërtesës mbulohej nga velarium, një mbulesë
pëlhure liri që i mbronte spektatorët nga dielli. Mbulimi me pëlhurë ishte një
veprim tepër i vështirë, prandaj, për ta kryer, ishte caktuar në repart i
posaçëm i marinës perandorake, vendosur në një kazermë aty pranë.
Sipas
traditës, në këtë amfiteatër u martirizuan të krishterët e parë: fillimisht
Koloseo u lidh me Mundimet e Krishtit nga Papa Benedikti XIV (1940 -1758), i
cili ndërtoi rreth amfiteatrit 14 stacionet e Udhës së Kryqit. Fakti që Koloseo
iu kushtua martirëve të krishterimit, kontribuoi për ta ruajtur një pjesë të
mirë të amfiteatrit nga grabitjet e mëtejshme të lëndës dhe për të na e
dorëzuar në të gjithë madhështinë e tij.
Ndërtimi
i kësaj kryevepre
Vendimin
për të ndërtuar Koloseumin e bëri Vespasian-i, i cili ka qenë perandori i Romës
prej 1 gusht 69 – deri më 23 qershor 79 pas krishtit. Vendimi i tij shpejtë u
përcjell nga mbretëria e turpshme e Nero-s.
Gjatë
vendimit të Nero-s, zjarri i madh i Romës më 64 pas krishtit, e shkatërroi
qytetin.
Nero
përvetësoj një pjesë të tokës në qytet dhe ndërtoi një pallat të mrekullueshem
me një liqen dhe kopsht të madh dhe e quajti “ Domus Aurea “ (nga gjuha latine
për “ Shtëpia e Artë “ ).
Një
statujë kolosale me përmasa prej 37m lartësi, u ndërtua në një pozitë të pashme
dhe u bë si pike referimi i qendrës së qytetit të Romës.
Gjatë
djegies së Romës, arena kryesore e ndërtuar prej gurëve ishte shkatërruar (
Amfiteatri i Statilius Taurus ), sëbashku me amfiteatrin e drunjtë e quajtur
“Amfiteatri Neronis “ e cila ka qenë e ndërtuar nga Nero për ti qetësuar apo
argëtuar njerëzit e pagdhendur përpara zjarrit të madh dhe e ndërtuar më 57 pas
krishtit.
Pas
vdekjes së Nero-s, morali dhe besimi i qytetarëve të Romës ishin në rënie të
madhe.
Vespasian-i
, duheshte që të sigurojë mbështetje tek njerezit dhe të siguronte
popullaritetin e familjes Flavian-e.
Ideja
e tij ka qenë që të shkatërrojë pallatin e Nero-s dhe të konstruktojë një arenë
të qëndrueshme dhe që të organizojë lojra të lira gladiatorësh dhe zbavitje
tjera për argëtimin e turmave të njerëzve të thjeshtë.
Madhësia
e ndërtesës ka qenë që të njohin bukurinë dhe shkëlqimin e Romës.
Ndërtimi
i Koloseumit Roman filloi mes viteve 73-75 pas krishtit dhe ka qenë pothuajse e
përfunduar në vitin 79 pas krishtit, kur Vespanian-i vdiq. Titus, djali më i
madh i Vespanian-it shikoi përfundimin e ndërtimit të Koloseumit dhe hapjen e
lojrave më vitin 81 pas krishtit.
Askush
nuk e din saktësisht se sa ka kushtuar ndertimi i Koloseumit Roman, por më vitin
70 pas krishtit, Titus e grabiti qytetin e Jerusalemit. Me thesarin madhështore
të Jerusalemit, u pagua ndërtimi i Koloseumit dhe asnjë shpenzim nuk është
kursyer në këtë projekt.
Për
ndërtimin e tij u përdorën
1) Gur gelqëror Travetianë – (Guri gelqëror
ishte përpunuar në një minierë në Tivoli, 20 milje prej Romës, dhe është
përdorur për shtyllat kryesore, dyshemenë dhe muri i jashtëm.
2) Shtufë gëlqërore – ( Një gurë poroz në
preparimin e cimentos. Shtufa gëlqërore është përdorur për shtyllat më të vogla
dhe muret rrezore.
3) Cimento – ( Cimento ka qenë e përdorur për
harqet e mbuluara apo harkuara )
4) Pllakat – ( Pllakat kanë qenë të përdorura
për dyshemetë dhe muret ).
5) Mermeri – ( Mermeri është përdorur për
ulëset, statujat dhe stoli të ndryshme, fontana me ujë të pijshëm dhe si
mbështjellës të mureve të jashtëm.
Ai
është krijuar për të mbetur në kolos mbi faqene tokës dhe sa të bjerë diell nuk
do të mund të kridhet në gjunj kjo vepër, ky akt sublim i krijimit të
dimensioneve të përjetësisë.