E marte, 25.03.2025, 05:16 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem!

E hene, 17.02.2025, 05:51 PM


Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem!

Nga Albert Vataj

Kosova e mëvetsume, andërr e bame realitet!

Po, amanet i përmbushun!

Premtim i majtun!

E sodme që tregon se 17 vjet nuk janë pak, për me tregu se më 17 të muajit të dytë të vjetit, mujm me besu se e meritojmë; gjakun e derdhun, jetët e blatume n’themelet e lirisë, mundin e hekat, vajet e kujat, lëngimet e lëndimet, plagët e vragat, shpinë e kallun e kullën e shemun, tokën djerrë e djepin thymun, nanat gjishterrun e lotët e bacës, zanin e heshtun e gjëmimin e gjamshëm.

Qe besa, Kosovë, s’po dron me dasht me besu, se tue dalë prej flakët, me i përngja Feniksit mitik, që del prej zjermit e dritë lshon, tue dasht me kushtrue sod, sod n’ditën tande t’mëvedsimit, n’pragun e shenjtnimit, të ditës që t’hujtën nji flamur t’huj, që kurr s’ka me ken i joti, pa mujt kurrqysh me t’shkul prej shypes me dy krena, qi flutron n’qillin e kuq t’gjakut qi bane tamël e po i’a mkon, jo si dikur motit murimit, por si sodit ngadhënjimit.

Gëzo me vlla e motër, qika e bija, me loçk t’zemrës, e and t’shpirtit, sod, n’motin e 17-të, t’pramen e dimnit, t’shkumes që po i ik përngut, ndoshta tue mos mujt me harru se ç’ka tu desht me dhan, e sa shtrenjt me shlye, për me ken sod zot i fatit tand.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Dija, dielli përpushës i shpirtit të një gruaje Albert Vataj: “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, solemniteti i rrugës drejt Kryqit, i Hyut drejt mbretërisë qiellore Albert Vataj: Për gratë e thjeshta dhe të rralla Albert Vataj: Isabella Rossellini, gruaja e hirshme dhe shpirti i bukur i blatuar natyrës Albert Vataj: Shkodër, mall pata e shpirtje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave qi m’ndezin Albert Vataj: “Lamtumira” me një puthje e babait me djalin, pikëllimi në kryeveprën e Guillou Albert Vataj: Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë? Albert Vataj: Si u lidh zemra e njeriut me dashurinë? Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e vetëdijes sonë kombëtare Albert Vataj: Çdo ditë n'Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t'amëlcimi Albert Vataj: Dashuria pa epsh, nga OSHO, te mënyra se si ne e kuptojmë dhe e përjetojmë dashurinë Albert Vataj: Qëndresa ndaj çdo vështirësie, na ka mësuar se si të ndeshemi në çdo betejë dhe të fitojmë çdo luftë Albert Vataj: Elvis Presley, një mbret i muzikës që kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate ndryshesash të hovshme Albert Vataj: Shkenca shpjegoi se pse kujtesa jonë dëmtohet me kalimin e kohës Albert Vataj: Boris Pasternak, shembulli unik i fuqisë së penës përballë makinerisë së censurës dhe persekutimit Albert Vataj: Patër Anton Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij Albert Vataj: Druhena, se duhena... hyjshëm Albert Vataj: Koha për lamtumirën e vitit që ikën dhe mirëseardhjen e vitit që vjen Albert Vataj: NASA bën histori duke iu afruar Diellit si kurrë më parë Albert Vataj: Ikja pa kthim e Fan Nolit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx