E merkure, 30.04.2025, 06:20 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Çdo ditë n'Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t'amëlcimi

E enjte, 16.01.2025, 07:55 PM


Çdo ditë n'Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t'amëlcimi

Nga Albert Vataj

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue e përpëlitem tue ju lut ditës që dehet andjes s'shndritshme qi e miklon.

Drita m'gjen tue nduk gjinin tand, Shkodër loce, tue pi tamlin e gufimeve t'legjendës, e tue u nguc krahnorit drituem gurëve ku asht murue shenjtnimi i nanës e naltimi i hyjnis së përuljes së njiksaj dashnie t'përkor, sakrifikimi mitologjik e qëndrese epike.

Nadja e mir' n'Shkoder, asht magji n'venin tand, asht prekje e amel e nji kujtimi, si ledh e durve t'nans, asht syni i njatij shpirti qi vjen e ulet n'ty lehtas si puthje e drojshme si dëshirim, asht ç'ka don n'ty me beh, si tue dasht me t'kujtu se bota krejt asht n'ty si njajo vullnes zemre qi t'nguc tue t'ba me u ndi drite.

Ndrij ti shpirt qi din me ndez n'çdo rreze synin qi m'she me ma t'amlen dashni, njat qi na ban me ken prekje n'çdo buz qi puthet, prehje n'çdo prehen qi m'pret me ngrohtesi e m'percjell me lot.

Gazmoju njiksaj nadje qyteti jem i amel, dhimbje e amesht, nane e shtrejt e tana deshirave qi lindin n'ty per me ken bekim per mu.

Nadje e hirshme t'bjen prej kah drita lan me deshire e jeton me amelcim andrren e syve ku pahem me ty, Shkodër, lumja ti, gzuemja andje qi m'mbush me dashni e me mall n'ty.

Un' kjaj prej lumnimit tand, e ti qesh n'prekjen e ksaj drite qi lmon gjinjt e nji legjende e beh n'hinin e nji qendrese, qi mban emnin e nji nane sakrifikuse e gzon perjetsine e nji krenie.

Nadja mbi ty Rozafe bjen njaq e bukur sa ç'dishroj me lind n'çdo zemer dita e dritun n'deshirime.

Foto nga Jetmir Troshani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Dashuria pa epsh, nga OSHO, te mënyra se si ne e kuptojmë dhe e përjetojmë dashurinë Albert Vataj: Qëndresa ndaj çdo vështirësie, na ka mësuar se si të ndeshemi në çdo betejë dhe të fitojmë çdo luftë Albert Vataj: Elvis Presley, një mbret i muzikës që kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate ndryshesash të hovshme Albert Vataj: Shkenca shpjegoi se pse kujtesa jonë dëmtohet me kalimin e kohës Albert Vataj: Boris Pasternak, shembulli unik i fuqisë së penës përballë makinerisë së censurës dhe persekutimit Albert Vataj: Patër Anton Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij Albert Vataj: Druhena, se duhena... hyjshëm Albert Vataj: Koha për lamtumirën e vitit që ikën dhe mirëseardhjen e vitit që vjen Albert Vataj: NASA bën histori duke iu afruar Diellit si kurrë më parë Albert Vataj: Ikja pa kthim e Fan Nolit Albert Vataj: "Shkodra Elektronike", “Prometeu” që do të çojë “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Eurovision 2025 Albert Vataj: Krishtlindja, Ardhja e Hyjshme që na gjen duke pritur të rilindim Albert Vataj: Çështja 'Parashqevi Simaku', kur teprimi i kalon caqet dhe glorifikimi shndërrohet në anatemë Albert Vataj: Sa Promete ka mbetur në shpirtin tonë prej zjarri?! Albert Vataj: Diplomacia, një nga armët e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në përballjen me osmanët Albert Vataj: Ne jemi ky çast i vetëm hyjnimi, dhe... një det me puthje... dhe dallgë Albert Vataj: 'Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin' Albert Vataj: Çfarë shkruan Edith Durham për Shqiptarët Albert Vataj: Metropili shqiptar në kremten e librit Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx