E merkure, 30.04.2025, 09:50 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Përvjetori i kalimit në amshim të një dishepulli

E premte, 21.02.2025, 07:56 PM



PERVJETORI I KALIMIT NE AMSHIM TE NJE DISHEPULLI

Nga Albert Vataj

Asht 20 shkurt 1946... kur Atë Anton Harapin po e çonin drejt pushkatimit. Nuk binte asnjë kambanë e Kishave ku ai kishte kremtuan Meshën e Shenjtë e predikuar Fjalën jetëdhënëse të Zotit.

Ndërsa shkonte udhës, të cilën ai po e bënte për të fundit herë, kujdesej që zhguni rregulltar e meshtarak që bante, të mos i bëhej me baltë, në shenjë të qëndresës së tij besnike, në mbrojtje të idealit për Fe e Atdhè, deri në fund.

- Po ti baltë do të bëhesh, – i tha oficeri komunist, që e shoqëronte drejt vendit të pushkatimit.

- Por të shkoj te Zoti, te vdekja ime, sa më i pastër, sikur isha gjatë jetës, – u përgjigj Frati i Shenjtë.

Njerëzit e mëdhenj mbeten gjithmonë “dritë” që “ndriçojnë” mendjen e shpirtin tonë.

Atë Anton Harapi, frati françeskan dhe një nga figurat më të ndritura të kulturës dhe fesë shqiptare, u pushkatua nga regjimi komunist më 20 shkurt 1946, pas një gjyqi farsë që e damkosi si "armik të popullit". Ai nuk ishte thjesht një klerik, por një intelektual i shquar, pedagog, publicist dhe patriot i palëkundur, i cili e pa kombin dhe fenë si të pandashme.

Ai kishte një vizion të qartë për Shqipërinë, një vend ku feja, kultura dhe atdhedashuria duhej të ishin themelet e një shoqërie të shëndoshë. Ishte ndër figurat që kërkuan të shmangin përçarjet dhe të vendosin ura bashkimi midis shqiptarëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u përfshi në Këshillin e Lartë të Regjencës, një post që e pranoi jo për ambicie personale, por për të mbrojtur popullin shqiptar nga shkatërrimi. Megjithatë, komunistët e dënuan si kolaboracionist, pa marrë parasysh motivet e tij fisnike.

Në momentet e fundit të jetës, qëndroi i qetë dhe i palëkundur në besimin e tij, duke e pritur vdekjen si një shenjtor. Refuzoi të kërkonte falje apo të lëshonte deklarata të diktuara nga pushteti i ri. Përballë armëve të egërsisë, ai zgjodhi të jetë simbol i forcës shpirtërore dhe i pastërtisë morale.

Sot, figura e Atë Anton Harapit vazhdon të jetë një frymëzim për të gjithë ata që e çmojnë lirinë, dinjitetin dhe besimin. Ai nuk ishte një martir vetëm për Kishën, por për të gjithë ata që besojnë te e vërteta dhe drejtësia. Fjala e tij mbetet një udhërrëfyes, një dritë që ndriçon edhe në kohërat më të errëta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Rrëzimi i një busti dhe pamundësia e ndërtimit të një shprese Albert Vataj: Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem! Albert Vataj: Dija, dielli përpushës i shpirtit të një gruaje Albert Vataj: “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, solemniteti i rrugës drejt Kryqit, i Hyut drejt mbretërisë qiellore Albert Vataj: Për gratë e thjeshta dhe të rralla Albert Vataj: Isabella Rossellini, gruaja e hirshme dhe shpirti i bukur i blatuar natyrës Albert Vataj: Shkodër, mall pata e shpirtje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave qi m’ndezin Albert Vataj: “Lamtumira” me një puthje e babait me djalin, pikëllimi në kryeveprën e Guillou Albert Vataj: Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë? Albert Vataj: Si u lidh zemra e njeriut me dashurinë? Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e vetëdijes sonë kombëtare Albert Vataj: Çdo ditë n'Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t'amëlcimi Albert Vataj: Dashuria pa epsh, nga OSHO, te mënyra se si ne e kuptojmë dhe e përjetojmë dashurinë Albert Vataj: Qëndresa ndaj çdo vështirësie, na ka mësuar se si të ndeshemi në çdo betejë dhe të fitojmë çdo luftë Albert Vataj: Elvis Presley, një mbret i muzikës që kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate ndryshesash të hovshme Albert Vataj: Shkenca shpjegoi se pse kujtesa jonë dëmtohet me kalimin e kohës Albert Vataj: Boris Pasternak, shembulli unik i fuqisë së penës përballë makinerisë së censurës dhe persekutimit Albert Vataj: Patër Anton Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij Albert Vataj: Druhena, se duhena... hyjshëm Albert Vataj: Koha për lamtumirën e vitit që ikën dhe mirëseardhjen e vitit që vjen

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx