Kulturë
Sindi Muharremi do të performojë në "Yjet Shqiptarë të Diasporës" me këngën "Mon amour"
E shtune, 22.03.2025, 07:55 PM
Këtë të diel, artistja e talentuar Sindi Muharremi do të ngjitet në skenën e spektaklit "Yjet Shqiptarë të Diasporës", që transmetohet në Top Channel. Ajo do të performojë këngën e famshme të Eurovizionit, "Mon amour" nga Slimane, duke sjellë një interpretim emocionues për publikun.
"Yjet
Shqiptarë të Diasporës" është një talent show i dedikuar zbulimit dhe
promovimit të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, duke u
dhënë atyre një mundësi të shkëlqyer për t'u afirmuar në skenën ndërkombëtare.
Spektakli zhvillohet nën udhëheqjen e Ilir Shaqirit, një prej balerinëve dhe
koreografëve më të njohur shqiptarë. Është projekt fondacioni Dritan Hoxha.
Mos
e humbisni këtë mbrëmje të mbushur me emocion dhe talent të jashtëzakonshëm!