Kulturë
Albulena Pllana Breznica: Kullat kosovare
E hene, 17.03.2025, 07:52 PM
ALBULENA PLLANA BREZNICA
KULLAT
KOSOVARE
Të
ngritura nga burrat trima
Të
punuara me gurë e rrasa,
Çerçivetë
e dritaret harkore
Në
mes kateve
Ca
dërrasa.
Nga
jashtë duken si kala
Të
vendosura në bregore,
Vendqëndresë
për burra trima
Ku
lidhej besa
Dorë
për dore.
Në
memorie kujtojhen
Armët
e lashta për gra e burra,
Për
luftëra çlirimtare
Të
ruajtura nga djem të rinj
Me
kujdes në strehimore
Shumë
trima e kalorës kohe
Në
kohë lufte e shtrëngatë,
Bënë
strehim në kullat tona
Për
të kaluar
Ndonjë
natë.
Nënloket,
gratë dhe vashat
Kur
trimat bënin gjumë
Fshinin
pushkët e luftëtarëve
Djersët
në ball e trup
U
rridhnin si lum.
Si
mburojë porta e lartë
Çdo
herë kulla ishte e heshtur,
Përnjëherë
po qe nevoja
Hapej
shpejt
Porta
e hekurtë.
Porta
hapej me kujdes
Kur
kalonte pranë saj miku,
Mbyllej
shpejt, si ngryset qielli
Kur
në të donte
Të
hyjë armiku.
Sot
kullat e rrënuara rënd
Nga
armiku serb barbar,
Renovohen
nga arkitektët e rinj
Punojnë
pa përtesë
Mjeshtrit
tanë kosovarë.
Shumë
prej kullave janë bërë muze
Ruajnë
armët nga shumë gjenerata,
Në
oborr brenda rrethojës
Topa
të vjetër, tankse të kohërave
Veshje
trupi e shumë granata.
Gjatë
vizitave në këto kulla
Shumëçka
ruhet që nga koha e hekurt,
Për
të kaluarën e begatshme
Të
popullit tonë
Nëpër
shekuj.
ODA NË FSHATIN E BABAIT
TIM
Me
babain e nënën
Bëj
vizita në fshat,
Për
të takuar të afërmit
Atje
bëj konak.
Çmallem
shumë
Me
të afërmit e mi,
Duke
kuvenduar për zakone
Me
vullnet e dashuri.
Në
ball të odës
I
qëndisur është muri,
Në
mesin e shumë stolive
Dallohen
flamuri.
Shqiponja
dykrenare
E
vizatuar kaherë,
Bujaria
e kësaj ane
Është
çmuar çdoherë.
Këtu
janë takuar përherë
Krerët
e kohës me gëzim,
Të
gjithë flasin me krenari
Për
trimëritë e gjyshit tim.
Oda
e kësaj ane
Ishte
vatër burrash e shkollë,
Udhëtarët
bënin konak
Nga
rrugëtimi për t‘u çlodhë.
Sot
oda e bukur e babit tim
Ka
vënë vulet e historisë,
Disa
me të vjetër kuvendojnë
Edhe
për lojrat e rinisë.
I
dëgjoj me kujdes
Shënoj
në notesin tim
Çdo
gjë me dashuri,
Të
plotësoj boshllëqet e mia
Me
nxitim për dituri.