Kulturë
Jahja Drançolli: Muzikantet arbër në Raguzë në shekujt XIV-XV!
E enjte, 13.03.2025, 08:48 PM
Si
një kategori e veçantë nga krijuesit e arteve u shquan muzikantët. Veprimtaria
e tyre dëshmohet në mbështetje të regjistrave arkivore raguzane. Është e njohur
se përveç muzikantëve vendës, në Raguzë gjatë shek. XIV-XV, vepronin edhe
qindra muzikantë, të cilët erdhën nga vise të ndryshme të Europës, pra edhe nga
Arbëria, përkatësisht nga Durrësi, Drishti, Lezha, Novobërda, Prizreni Shkodra,
dhe të ndonjë qendre tjetër arbërore. Vargu i tyre ishte bukur i gjatë, por
duhet veçuar sidomos, Kolë Durrësaku (Colla de Durachio), Filip Drishtaku
(Filipus de Drivasto), Pjetër Spani (Petrus Yspanus), Jan August Durrsaku
(Zanetus Augustini de Durachio), Progon borozanisti (Progon tubator), Martin
Balistari (Martinus Balesterius), e ndonjë tjetër. Muzikantët e përmendur më
sipër, të cilët vepruan në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, edhe pse nuk lanë
ndonjë vepër të madhe muzikore, ata lanë gjurmë në zhvillimin e muzikës në
Raguzë dhe më gjerë. Sa çmohej vlera artistike dhe profesionale e tyre vërehet
më së miri nga regjistrat e librave arkivore raguzane të kohës, ku muzikantët
arbër përmenden si krijues të shkathët!
Burimi. Arkivi Shteteror i Dubrovniku (DAD)!