Kulturë
Neshat Mehmedi: Lazim Destani - Filantropi i diturisë dhe rrënjëve kombëtare
E diele, 09.03.2025, 07:54 PM
LAZIM DESTANI - FILANTROPI I DITURISË DHE RRËNJËVE KOMBËTARE
Nga
Neshat Mehmedi
Në
një akt solemn, me simbolikë të thellë kombëtare dhe arsimore, Universiteti i
Tetovës, në nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, i ndau filantropit të shquar
Lazim Destani çmimin kombëtar "Fadil Sulejmani". Ky çmim, me
motivacionin "Përkrahës dhe mbështetës financiar i Universitetit të
Tetovës, nga themelimi e deri më sot, që ishte në krahë të Profesor doktor
Fadil Sulejmanit themeluesit dhe rektorit të parë të Universitetit të Tetovës",
është një vlerësim i denjë për një personalitet që e ka kuptuar dhe përqafuar
rëndësinë e arsimit si shtyllë fundamentale e zhvillimit kombëtar.
Në
rrugëtimin historik të kombit tonë, arsimi ka qenë dhe mbetet drita që ndriçon
rrugën e së ardhmes, ajri që ushqen mendjet dhe shpirtrat tanë, dhe uji që i
jep jetë çdo brezi të ri. Në këtë frymë, kontributi i z. Destani nuk është
thjesht një ndihmë financiare, por një investim në fuqinë intelektuale dhe
shpirtërore të shqiptarëve, një gur themeli në përparimin e shoqërisë sonë.
Në
një kohë kur sfidat dhe vështirësitë ishin të shumta, mbështetja e tij e
palëkundur ishte dhe mbetet një burim frymëzimi për studentët, akademikët dhe
të gjithë ata që besojnë në arsim si forcë transformuese. Universiteti i Tetovës,
si një fortesë e diturisë dhe identitetit kombëtar, e gjen në Lazim Destanin
një aleat të përhershëm, një vizionar që nuk kursen asgjë për të parë rininë
shqiptare të arsimuar, të gatshme për sfidat e së ardhmes.
Ky
çmim nuk është vetëm një mirënjohje për të kaluarën, por edhe një mesazh i
fortë për të ardhmen – se dijetari dhe bamirësi shkojnë krah për krah, se
zhvillimi i një kombi varet nga përkushtimi ndaj arsimit dhe se ndriçimi i
mendjeve të reja është detyrë e secilit prej nesh.
Me
respekt dhe mirënjohje të thellë, urime z. Lazim Destani për këtë vlerësim të
merituar!
FOTO: