Kulturë
Përparim Hysi: Poezi për 7 dhe 8 Marsin
E enjte, 06.03.2025, 12:00 PM
Poezi
për 7 dhe 8 Marsin
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
PANJA*
In memoriam, PROFESORE VIOLLCA OMARIT
Mbi
"PANJËN" e bukur, gjelbëroshe,
Befas
u lëshua një acar
Një
kohë e keqe, kodoshe,
PANJËN
vendosi për ta vrarë.
E
shkulën nga vendi ku mbiu
Dhe
tutje, e flakën në harrim !
Por
"PANJA", për çudi, prapë mbiu
Dhe
vendin e mbushi me blerim.
Acari
atëherë turfulloi
Mbi
gjebëroshen e bukur, u lëshua
Trungun
zu keqas t'ia kafshojë
Por
PANJA hiç s'u ligështua.
Trungu
iu mbush me plagë
Mbi
plagët buisi gjelbërimi
Kjo
PANJË e forti si një "rrap"
Për
nxënësit u bë fyrmëzimi.
Trungun vërtet e ka me blana
Por
zemrën mbushur gjelbërm
PROFESORJA,
zemëroqeanaja,
E
urta, fisnikja, pa harrim.
* Nderi i FIERIT ( motra e MUSTAFA GREBLLESHIT)
MËSUESËVE TË MI TË FILLORES
In
memoriam.DHOKSI dhe SOTIR MEÇOS
Ju
kam dashur dhe ju kujtoj me mall dhe tani
Ty,
MËSUES SOTIRI dhe ty, MËSUESE DHOKSI!
Unë
kurrë nuk ju harroj, se sikur më morët në krahë
Se
isha nënmoshë:vetëm pesë vjeç e ca!
Sado
që jam i moshuar (disa herë jam gjysh)
JU
kujtoj me mall, pa si dhe qysh?
Nëse
sot jam thinjur dhe jam bërë njeri
Meritë
kini dhe ju.o MËSUESËT e mi.
PROFESORË !
IN memoriam, PROFESORËVE
të mi në NORMALEN e ELBASANIT
Nuk
di kë të përmend nga Ju më parë
Se
ishit, që të gjithë, të mrekullueshëm
Nuk
e mohoj:të gjithë ju kujtoj me mall
Dhe
bëhem krejt i parezistueshëm.
Dua
të vij dhe t'ju puth ato duarë të rreshkura
SE
ishit si SHENJTORË që rrezatonit urtësi
Për
mua, ato duar, dhe sot janë të shtrenjta
Dhe
zë i puth të tëra;nji për nji !
Por
ç'them kështu? Mjerisht, ju kini
"ikur"
Pa
dyshim mbani "leksione" në PARAJSË!
Tek
shkruaj për ju, në zemër ndjej të krisur
Dhe
e lë lotin e mallit që të rrëshqasë.
Për 8 Marsin
GRUAJA
Çdo
grua në vizionin tim është si një lule
Dhe,
me të gjitha "lulet", ngrihet një lulishte
Të
lutem, lexues, këtë mendim në shpirt ngule
Se
pa gratë as jetë nuk do kishte.
Çdo
grua, për mua, është si një bletë
E
bukur çdo grua siç është bukuria!
Pa
gruan as do kishte fare jetë
Pa
gruan, shkretëtirë do ishte GJITHËSIA.
Çdo
grua është e bukur siç është PAQA
Veç
gratë luftëra nuk duan kurrë
Jeta
pa gratë e shkretë si SAHARAJA
Gratë
për familjen janë gati të digjen në furrë.
Sikur
gratë të drejtonin botën
Bota,
pa dyshim, do të ishte më e bukur
Veç
burrat bëjnë luftra(ku njerëzit thyejnë kokën)
Ndaj
dhe bota vazhdon të jetë e turbull,
Kur them , NËNË!
Kur
them, NËNË,
Sikur
i kam thënë të gjitha
SE
aty është dhe malli
Dhe,
veç mallit, dhe dhimbja.
Kur
them, NËNË!
Vjen
dita
Pas
nate të gjatë
Plot
ëndra të liga.
Kur
them, NËNË!
Nga
shpirti më ikën hidhërimi
Dhe
vjen buzëqeshja
Siç
vjen pranvera, pas një dimri.
"Çfarë t'i thomë,
Nënos plaskë?" *
In memoriam, MUSINE
KOKOLARIT
Çfarë
t'i thomë, NËNOS plak,
MUSINE, o moj zambak?!
Diktatori,
ky dështak
Ta
nxiu jetën me farmak.
Me
farmak e me pelin
Herë
me burg e herë internim
Por
ti kurrë kokën s'e ule
Të
kujtojmë me mall, o lule!
LULE
që nuk vyshkesh kurrë
Më
e dashur se sa kurrë
Brez
pas brezi gjallë do mbetesh
Si
kometë(ndoshta kthehesh...)
Tiranë, 6 mars 2025