E merkure, 30.04.2025, 07:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Albulena Pllana Breznica: Profesori i pagjetur

E hene, 03.03.2025, 07:54 PM


Albulena Pllana Breznica

PROFESORI I PAGJETUR

(Prof. Ukshin Hoti)

Pa ty Kosova

S’do të bëhet rehat,

Deri sa të mos kthehesh

Në Krushë të Madhe,

I gjallë, i bukur, i parë.

Motra Myrvete Hoti-Kasumi

Pohon se vëllai i dashur

Mund të jetë diku gjallë.

Burgjet e Serbisë

Janë si shpella piratësh,

Atje, dikund është Ukshini,

Atje, dikund dergjet Ukshini,

I gjallë, i bukur, i parë.

Syt i ke si drita

Ballin e gjerë-hënë në gjithësi

Kërkesat për pavarësi.

Të burgosën pas demonstratave të ’ 81-shit

Nëpër burgje të torturuan,

I pathyeshëm qëndrove përherë

Kurrë pa u gjunjëzuar,

O tribun, dijetar i çmuar.

Në qeli të burgut të mbanin

Me pakëz bukë e ujë,

Kur motra Myrvete të vizitonte

Në tërë burgun bëhej rrëmujë!

O i gjallë, i bukur i parë.

Nga frika se ndonjë ide e shkruar

Profesori-motrës mund t’ia përcjellë.

O i gjallë, i bukur, i parë.

Profesorin tonë të nderuar

Armiku me vete e mori,

Në ditën e gjashtëmbëdhjetë majit ‘99

Nga burgu i Dubravës e nxori.

Të gjallë, të bukur, të parë.

Të humbën gjurmët heshturazi

Zemrat na janë bërë dry.

O i gjallë, i bukur, i parë.

Një ditë profesor i dashur

Do të kthehesh në vatrat tona.

I gjallë, i bukur, i parë.

JUSUF GËRVALLA

Sipas traditës e zakonit

U dëgjua zëri i pushkës në atë anë,

Në familjen Gërvalla

U lind një djalë.

U tubuan burra e gra

Kryeplaku mori lajmin me gëzim,

Njëzëri e emëruan Jusuf

Thanë, do të bëhet trim.

Në fëmijëri mbeti bonjak

Ndoqi mësimet në Prapaçan,

Familja iu shpërngul në Slloveni

Daja për shkollim e mori pranë.

Ndarja nga familje për te

Qe shumë trishtuese,

Që në fëmijëri iu ngulit

Urrejtja ndaj robërisë pushtuese.

Nga shtati u rrit shpejt

Luante me kitarë,

Mësoi nga Nëna Ajshe

Për Dubovikun-krenar.

Por armiku gjakatar

Qysh heret e kishte shenjuar,

Në dhjetor të shtatëdhjetë e nëntës

Vëllain ia kishin arrestuar.

Nga rreziku që e priste

Armikut nuk i ra në dorë,

Me ndihmën e  miqve me shpejtësi

Ishte shpërngulur në diasporë.

Për çlirimin e Kosovës nënë

Atje gjeti shumë bashkëmendimtarë,

Organizuan tubime pa dallim fisesh

Natë e ditë aktivitetin pa e ndalë.

Por, armiku sikur uji, pa pushuar

Kishte lëshuar spiujtë e vet,

Në janar të tetëtdhjetë e dytës

Në pusi, Jusufin, Bardhoshin, Kadriun i vret!

Në çdo janar përkujtohet Jusufi

Së bashku me martirët tjerë,

Amanetin për mbrojtjen e Kosovës

Në mendje e pati përherë.

BARDHOSH GËRVALLA

Pas gjashtë viteve përsëri

Zëri i pushkës kumboi dyherë,

Në familjen Gërvalla

U lind edhe një trim skifter.

Zemra e prindërve u bë mal

Djali dukej bukurosh,

Prindërit njëzërit e pagëzuan

Me emër arbëror-Bardhosh.

Qysh i vogël tetëvjeçar

Për të gjetur diku shpëtim,

Kushte jetese s’kishte në Kosovë

Me familje iku në mërgim.

Edukatë nga familja mori

Me vëlla Jusufin u bashkuan,

Deri në vdekje të pathyeshëm

Për Kosovë ata u flijuan.

Shtëpia e tij ishte strehë

Për hallexhinj e kurbetçar,

Në ndihmë iu dilte bashkatdhetarëve

Pavarësinë e kishte ideal.

Kur dy trima kanë një mendje

Armiku për ta ka smirë,

Kadri Zeka nga Poliçka

Atë natë kobi qe mysafirë.

U bë një treshe si graniti

Dy vëllezër e një mik,

Krijuan celula në shumë shtete

Nga armiku s’kishin frikë.

Për guxim e shkathtësi shquheshin

Ata trima të nënës Iliri,

Në pusi, mbi Bardhoshin, Jusufin e Kadriun

Armiku barbar hodhi breshëri!

Ne këtë treshe me plot respekt

I kujtojmë me nderë e admirim,

Edhe fjalët e Nënës Ajshe:

“E paskan vrarë edhe Bardhoshin tim!”

KADRI ZEKA

Në malësi të Karadakut

U thye heshtja e qetësia,

Për një lindje në familjen Zeka

U gëzua e tërë malësia.

Sipas traditës e zakonit

E tubuan krerët me shpejtësi,

Trim do bëhet e uruan

E pagëzuan-Kadri.

Kadri Zeka, ai shkollar

Dallohej si trim i rrallë,

Në mësime ishte i parë

Ishte i shkathët dhe shumë bujar.

Në familje kishte traditë

Për Kosovën qe djegur si qiriri,

Rezistencën ndaj armikut

S’e luftonte me pahiri.

Në fillim anëtar celule

Më pas drejtues grupi revolucionar,

Më të mirët e gjeneratës

Me veti i kishte marrë.

Pas aksioneve të shumta

Shpërndante trakte me nxitim,

Kush e do Kosovën e pavarur

Të na bashkohet pa hezitim.

Në malësi doli mësues

Synim kishte aksionin,

Ishte i afërt me nxënës e shokë

Të gjithë atë e çmonin.

Për rrezikun që i kanosej

La atdheun me mallëngjim,

Iu bashkua vëllazërve Gërvalla

Që vepronin në mërgim.

Në fjalime me mërgimtarë

Kishte thjeshtësi e seriozitet

Të gjithë me ëndje e dëgjonin

Për Kosovë-dha jetë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx