Kulturë
Gjon Keka: Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë
E premte, 28.02.2025, 04:53 PM
Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë
Nga
Gjon Keka
Zërat
që mohojnë kontributin e atdhetarëve dardano-arbëror katolik e protestant janë
të kota dhe vetëm sa e rrejnë veten dhe ata që bien pre e rrenave të tyre,
sepse faktet janë kokëforta, mjafton të lexohet historia jonë dhe poashtu ta
shikojnë listën e gjatë të kontribuesve të klerit katolik arbëror sikur janë:
Pal Engjëlli, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani e deri tek Gjergj Fishta, Shtjefën
Gjeçovi etj.
Nga
kjo dihet botërisht se deri më sot kisha katolike dhe protestante
dardano-arbërore kanë kontribu shumë në forcimin e shpirtit ,gjuhës dhe
identitetit kombëtar arbëror europian.
Sidomos
kisha Protestante veçuar këtu të krishterët atdhetar si: Konstantin
Kristoforidhi, Gjerasim Qiriazi etj, kanë dhënë një kontribut të madh në
rilindjen kombëtare,gjuhën dhe kulturën tonë dardano-arbërore si dhe në mbajtjen
gjallë të urës me botën perëndimore të civilizuar.
Edhe
sot ky kontribut vazhdon sidomos në ruajtjen e identitetit kombëtar
dardano-arbëror europian ,respektivisht frymës atdhetare të Gjergj Kastriotit
dhe Pjetër Bogdanit.