Kulturë
Përparim Hysi: Kur këndoj me vargje
E merkure, 26.02.2025, 01:24 PM
Kur këndoj me vargje
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Kur këndoj me vargje
Kur
këndoj unë me vargje,
Dua
që në shpirtin e njerëzve dua të hyj!
Të
largoj nga ata,strese dhe halle
Dua
që jeta njerëzore vetëm të ndrijë!
Ndaj
zërin tim e bëj kambanë
E
tund aq fort sa ta dëgjojë një botë!
Të
pasurit grabitqarë nga çdo anë
Me
vargje u bie drejt e në kokë.
Dashurinë
mes njerëzve e mbjell si një pemë
Pemë
që prodhon veç fruta të ëmbla.
Për
këtë dashuri jam gati të shkruaj një poemë
SE
për dashurinë mes njerëzve më dridhet zëmra.
Dashurinë
e dua të jetë e shëndetshme
Larg
nga "skorjet" dhe nga erozioni
Dua
që kjo dashuri të jetë e përjetshme
Se
nga padrejtësitë më rritet tensioni.
2. Ka ca gjëra
Ka
ca gjëra që s'i bën,
Kur
je ballas me një femër;
Pastaj
veten zë e nëmë,
Sado
që je"stekë e vjetër".
Qejf
ke,por s'ke guxim
Të
bien pëndët,lapurak!
Kur
je vetëm,bëhesh "trim"?!
Ballas,vuv a belbacak?
Ballë
përballë,si pulë e lagur!!!
Fol,o
gur! Fol, o mur!
Flet
me vete:"trim i çartur"?!!!
Dashuron...
dhe s'je më burrë.
3. Mu në "dimër të
moshës"
Mu
në "dimër të moshës",
Pashë
një luleshtrydhe
Syrin
e saj,joshës,
Ma
shkeli si xhinde.
Doli
që nga klubi
Dhe ma bën me sy
Mendja
ime humbi
Më
plaçin të dy!
Nisem
pas asaj
(të
bëhet kiameti!!!)
Por
nuk qe kollaj
Ky"farëmuhabeti".
E
madhe dëshira
E
vogël fuqia
O
burri me thinja
Të
rroftë,poezia!
4. Parfumi i buzëve të
tua
Parfumi
i buzëve të tua
Më
mban erë manushaqe
Erën
e manushaqeve e dua
Të
thashë, o moj sylarme!
Manushaqet
i gjeja lëndinës
Atëherë
kur banoja në fshat
Bashkë
me erën e trëndelinës
Tash
i gjeta tek ytishtat.
T'i
putha buzët dhe u kënaqa
Siç
kënaqesha kur gjeja manushaqe
Sylarme,
dhe me ty u kënaqa
Ndaj
për ty i shkruaj këto vargje,
5.Pse?
Pse
çfarë kujton ti,moj mike,
Nuk
i shoh ata gjinj kas?
Jo
vetëm i shoh,moj shpirte,
Por
gati sa nuk po pëllcas!
Se
ta dish mirë,moj mike,
Unë
nuk jam fare shenjtor.
Të
shoh ty,porsi "misse"
Dhe
pushtohem nga një tis"nervor".
S'është
nervor,por dridhje zemre
Se
syri im, ende shikon.
Dhe
ja tek ta them,moj e paemre,
Se,sado
i moshuar,por të bukurën e çmon.
Tiranë,25 shkurt 2025