Kulturë
Hysen Ibrahimi: Besnik Hoti - 'Doktori që i dha jetë lirisë – Dr. Fahredin Hoti'
E marte, 25.02.2025, 06:50 PM
Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë shenjtor shpirtëror
Nga
Hysen Ibrahimi
Promovim
i dinjitetshëm nga komunitetit shqiptar të Suedisë, i librit monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR.
FAHREDIN HOTI”, autor Mr. Besnik Hoti, nën përkujdesjen e Lidhjes
Demokratike të Kosovës - Dega Jugore Suedi. Në fillim u prezentua një
dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dr. Fahredin Hoti. Më pastaj
moderatorja e këtij eventi kulturor znj. Alejna Emini, për të shpallur të hapur
e ftoj Mr. Afërdita Hotin, e cila në fjalën e saj tha: “Le të kujtojmë sot Dëshmorin e
kombit, Dr. Fahredin Hotin dhe le të frymëzohemi nga veprat e tij, për të
punuar për të ardhmën tonë të ndritur, për çfarë e dha jetën doktori. Baca Dinë
kusheriri im dashur, ashtu siç të kemi thirrur të gjithë, ju detyrohem për një
falënderim shumë të veçantë, për kujdesin ndaj nënës sime dhe për mua
peronalisht, që e kishe dhe nuk kurseve asgjë. Të përulem në përjetësi para
teje dhe veprave tuaja fisnike.Jemi krenarë për veprën tënde ne Familja Hoti
dhe mbarë populli shqiptar kudo që nodhet”.
Për librin referuan Hysen Ibrahimi, Isuf Bajraktari, Mona
Juniku dhe Alejna Emini. Po shkëpusim
nga disa thënie nga secili referues i këtij libri.
Hysen Ibrahimi: “Vlerësoj se Dr. Fahredin Hoti ishte shpirti i popullit. Në shpirtin e popullit, në sytë e
ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën
nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë
shenjtor shpirtëror”. Kontributdhënia e Dr. Faherdinit, ishte futur në rrugën e
pakthyeshme, që ngjanë me veprat e mëdha
të personaliteteve, e që shumë prej tyre janë nominuar me Çmimin “Nobel”
për humanizëm, shëndetësi, arsim etj. Unë mendoj se çmimi “Nobel” do t’i
takonte me plot meritë edhe Dr. Fahredin Hotit”.
Prof.
Isuf Bajraktari: “Foli me
përkushtim duke thënë se kjo monografi i kushtohet
një prej figurave më të ndritura të historisë kombëtare shqiptare, Dr. Fahredin
Hotit. Si mjek i devotshëm dhe patriot intelektual i palëkundur, ai u bë simbol
i sakrificës sublime në rrugën e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Le të
shërbejë kjo monografi si një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes, që brezat e
rinj të mos harrojnë se liria nuk është një dhuratë, por një arritje e fituar
me shumë sakrificë, do të mbetet një simbol frymëzimi për të gjithë ne”.
Mona Juniku: “Dr.Fahredin Hotin në fjalën e saj me të drejtë konstatoj se
ai ishte i lidhur ngusht me pacentët e tij dhe mbeti një fanar shprese dhe
frymëzimi, duke na kujtuar të gjithëve fuqinë e dashurisë, dhembshurisë dhe ndjekjes
së drejtësisë. Konsiderohej si dritë shprese për njerëzit e zakonshëm dhe shumë
prej atyre që kanë pasur fatin të jenë pacientë të tij kanë folur me respekt e
konsiderata të veçanta. Sa shumë jetë të reja kanë lindur në duart e tij të
arta dhe sa shumë nënave ua ka kthyer buzëqeshjen, gëzimin dhe shpresën për
jetën”.
Alejna Emini : “Dr. Fahredin Hoti ishte një
nga figurat kyçe që ofroi shpresë për shumë banorë të Kosovës gjatë Luftës së
Kosovës. Si mjek i angazhuar në kushte ekstreme, ai u bë një simbol i kurajës
dhe dedikimit ndaj njerëzve, shpesh duke vendosur jetën e tij në rrezik për të
shpëtuar të tjerët”.
Poetët të cilit i kishin kushtuar poezi Dëshmorit të
kombit Dr. Fahredin Hotit, i deklamuan para të pranishmëve, ishin: Isuf
Bajraktari, Remzi Basha, Idriz Gashi dhe Xhevrije Nimani Kurteshi. Këshilli
Organizativ i formuar në kuadër të komunitetit shqiptar për përurimin e këtij
libri, ndau “MIRËNJOHJE”, Post-mortum për Dr. Fahredin Hotin dhe Kreshnik Hoti,
kurse “MIRËNJOHJE” ndan për Znj. Nexhmije Hotin dhe Mr. Besnik Hotin autorin e
librit. Këto mirënjohje u dorëzun nga anëtarë të KO-së, Isak Bunjaku, Xhevat
Isufi, Murat Koci dhe Mona Juniku.
Autori i librit z. Hoti në fjalën e tij shprehi
falënderime për organizimin e përurimit të tij, kushtuar babait të ti Dr.
Fahredin Hoti. Ai, foli edhe për punën e babait të tij, i cili asgjë nuk kishte
kursyer për çështjen kombëtare. Autori nderoj të gjithë anëtarët e Këshillit
Organziativ për punën e tyre duke u nda “MIRËNJOHJE”.
Valltarët e Shoqatës
Kulturore “Dardanisa Danc”, me koregraf
Naser Sopjanin, të veshur me kostume kombëtare, e ngjallën atmosferën me vallët
e tyre, që po e ngrisin lartë kulturën dhe vallen shqipe në skenat e Suedisë.
Në emër Këshilli Organziativ z. Hysen Ibrahimi, Kryetar,
ftoj që këto “MIRËNJOHJE” të ua dorëzojnë fëmijëve valltarë dhe koreografit z.
Naser Sopjanit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, Prof. Osman Ahmetgjekaj, Mona Juniku,
Nezaqete Osmani dhe Violeta Hoxha.
Hysen Ibrahimni
Suedi, Malmö, 23.02.2025