Kulturë
Tahir Bezhani: Dua të dehem
E diele, 23.02.2025, 07:27 PM
Tahir Bezhani
DUA
TË DEHEM ...
Dua
të dehem
Të
pi një- dy-tre-katër dopio raki
Të
shkrij trupin e mërdhirë
Në heshtjen e natës memece
Në
shkretinën e ditës përvëluese
Nuk
di të këndoj pa qenë i dehur
As
të vallëzoj nuk di
E
as të qeshi, më pak të qaj
Nuk dashuroj
pa trazimin e shpirtit
Pa
zjarrin brenda nuk shkrihet akulli
Dashuria
do miq e mikesha të ndezta
T’i
kesh pranë vetës, jo në largësi
Ndonëse nuk flasin as nga afër....
Shpesh
dëshiroj të rebelohem
Të
bëhem furtunë vjeshte
Shpirti
të përplaset me vargjet e zjarrta
Të
jam një dikush tjetër rrugëve të eterit
Nuk
mundem, nuk di pa u dehur
I
nënshtrohem ndrydhjes së vargut bonjak
Kur shoqërohet me lotin si gur bjeshke
Nxjerr
nga brenda dhimbjen e ashtit
Shikoj
i qetë rreth e rrotull, mendoj
Kënaqësi
apo mjerim kjo kohë shterpë!....
Në
buzëqeshje të vajshëme përkundem
Ditës
nuk i them lamtumirë
Kohë
të tjera do vijnë rrugëve të gjata...
Takohemi
n’andrrat e zhgjëndërrave të tretura
Përqafimeve
të përmallta valëve të jetës
Ngrirë
në kokërdhokët e ballit të rrudhur
Si
hije malli.....
Nëntor, 2024
HAPAT QË NUK
LËVIZIN....
Ditë
me shi, e ftohtë , mërdhin
Në
këtë mesvjeshtë të sertë
Eci
rrugëve të qytetit tim
Numëroj
hapat që nuk lëvizin
Sytë
e stepur vitrinave përplot
Aty
afër një
skamnor ulur në kartuç
Me
duar të zgjatura lëmoshe
Me
lot ndër sy ngrirë nga i ftohti
Refreni
i përsëritshëm “ Të ndihmoftë Zoti!...”
Me
dorën e zgjatur, të qullur
Era
luan me flokët e zbardhura
Teket
e erës rrëmbimthi
Më
“vodhën” kapelën nga koka
Ia
“fali” vogëlushit ulur buzë rrugës
Me
lotët e ngrirë shikoj nga unë
Hoqa
xhupin e veshur, e mbështolla
Vajta
në çerdhën time plot dridhje
Vogëlushi
zbathur buzë rruge më shikonte
Më
shoqëroj ajo pamje tërë natën.....
Gjakovë,
Nëntor, 2024