Kulturë
Dorian Koçi: Liriku i mbramë i poezisë shqipe
E marte, 18.02.2025, 06:52 PM
Liriku i mbramë i poezisë shqipe
Nga
Dorian Koçi
Poezia
shqipe në mesin e viteve ‘60 filloi të përfaqësohej dhe nga një zë i veçantë që
mbartte në vetvete konturimin e një talenti të madh. Frederik Reshpja , poeti i
pazakonshëm në një kohë të pazakontë shfaqi që në fillim në origjinalitetin e
lirikës së vet, tematikës dhe teknikës letrare përvijimin e një poeti të ri
modern. Përqafimi i modernitetit ishte një sfidë më vete në letërsinë shqipe të
atyre viteve. Në letërsinë shqipe mbizotëronin prej kohësh tezat zhdavoniste të
lëvrimit të tematikave dhe karaktereve,
çka kishte sjellë në vetvete një tharje të vet thelbit të letërsisë edhe pse
problemi i modernitetit në letërsinë shqipe ishte një problem i hershëm. Poezia
shqipe që nga fillesat e veta kishte reflektuar si problematikë lidhjen me
modernitetin dhe marrëdhënien e saj me
rrymat letrare moderne që lëvroheshin në Europë.
Në
hapësirat europiane të poezisë ende nuk kishin dalë talente të spikatura që të
mos reflektonin vetëm mikrokozmozin shqiptar por edhe universalitetin e
dëshiruar të poezisë. Në vitet 60’ ky universalitet poetik vështirësohej edhe
nga adaptimi si dogmë zyrtare i Realizmit Socialist , çka kish krijur edhe
letërsinë zyrtare dhe shkrimtarët zyrtarë që përfaqësonin këtë letërsi. Reshpja
dhe poezia e tij nuk do ti shpëtonin kësaj ligjësie por sëbashku me Kadarenë,
Agollin e Arapin që e kishin filluar një 10 vjeçar më parë do të sillnin një
modernitet përsa i përket letërsisë shqipe brenda aeralit kulturor shqiptar dhe
në disa raste poezia e tyre do të radhitej përkrah vlerave universale.
Reshpja
në trajtimin e së shkuarës mbetet origjinal kur trajton motive të të vjetra të
lashtësisë së shqiptarëve sidomos kur përdor formën e vet origjinale poetike të
vargëzimit të bardhë. Në poezinë “Natë arkeologësh” e shkuara vjen natyrshëm
mes një imazhi poetik të një dite me shi. Aty shfaqen kalldërëmet iliriane si
një dëshmi e një rrugëtimi të gjatë historik dhe buzëqeshja e një skulpture të
zbuluar që Rreshpja e pagëzon me emrin Afërditë, hyjneshën e dashurisë.
Arkeologët
Stivosin ndër arka
perënditë e fundit
Do perëndi të thyem , të
lagun
Nën abazhur një Afërditë
e bukur
U buzëqesh të gjithëve
Si një e njohun e largët
, e dashun.
Historicizmi
në veprën poetike të Reshpjes është i lidhur ngushtë me atdhedashurinë dhe
motivin e Kosovës. Gjithsesi ai edhe në këtë drejtim duket se është inovator
pasi arrin të bashkojë pjesë të ndryshme të historisë së shqiptarëve për të
krijuar një mozaik kulturor e historik. Madje Reshpja përdor shpesh herë edhe
në imazhe jo fort të njohura por që
tregojnë një elegancë dhe njohje historike të admirueshme për kohën. Kështu
p.sh në poezinë “Të dëbuemit” kushtuar shpërnguljeve me dhunë të shqiptarëve të
Kosovës nga vendi i tyre, ai bën së bashku pikëllimin e ikjes së kosovarëve nga
vatrat e veta me trishtimin e mos gjetjes së asnjërit të njohu që i pret në
Turqi përveçse koka e prerë dhe e varrosur e Ali Pashë Tepelenës nën një gur të
ftohtë.
Qytetet turke ja ku po
duken larg,
Askush sna pret atje,
Askush sna njeh atje
Veç nën një gur të
ftohtë Ali Pashai fle.
Në
poezinë tjetër ‘Testamenti i Skënderbeut”(1973), Reshpja shfaqet si një poet
modern duke mos ia besuar kumtin e vet poetik vargut klasik tetërrokësh por
vargjeve të bardha me imazhe universale e si ullinjtë, erërat e gruri. Heroi
kombëtar i shqiptarëve më tepër se një hero luftarak përshkruhet si hero i
përbotshëm , vdekja e të cilit shërben për të ricikluar jetën përmes grurit që
do mbijë nga sytë e tij.
Ja dhe stapi im prej
ulliri, mbilleni!
Mbi degët e tij mund të
varni armët.
Duke vështruar kurmet e
ullinjve,
Gjithmonë kam menduar që
ata janë drurët e luftës
Ç’kisha ua dhashë.
Tani trupin tim ta
zbrisni thellë në tokë
Që kur të vijë vjeshta
nga sytë e mi të mbijë gruri.
Reshpja
në dallim nga një pjesë e madhe e poetëve të viteve 60’ duket se nuk është i
influencuar nga lirikët e mëdhenj rusë Esenin e Bllok. Ai krijon tipologjinë e
lirikës së vet në letërsinë shqipe të mbështetur në traditën letrare të
Shkodrës qytetit të cilit i detyrohet kulturialisht. Në vargjet e tij ndihet
ndikim i Mjedës e Migjenit në poezinë
“Në këtë qytet” kushtuar Shkodrës. Gjithsesi Reshpja i tejkalon të dy kur përveçse
historicitetit të Mjedës dhe pikëllimit të Migjenit i shton lirizmin e tij në
vargjet.
Në këtë qytet që agoi
mes zërit tim
Banon e dashura ime;
E dashura ime i ka sytë
në ngjyrën e qiellit në momentin e perëndimit
Sikur sytë e saj kanë
dalë nga ky moment
Nga ky moment i prerë
prej shelgjeve që u ka rënë muzgu përsipër.
Poezia
e Reshpjes përforcoi trendin e modernizmit në letërsinë shqipe. Duke
shfrytëzuar përvojën më të mirë të qarkut letrar të Shkodrës, Reshpja përcolli
me vargun e bardhë e të lirë imazhet e një bote që nën ankthin e modernitetit
të shpejtë reflektonte dhe përdëllimin dhe zvarritjen patriakale të shoqërisë
shqiptare të kohës. Pjesa e parë e krijimtarisë së tij gjatë viteve 1968-1990
edhe pse e mohuar pas dënimeve të tij duket se la gjurmë në aeralin kulturor të
poezisë shqipe. E ashtuquajtura shkolla poetike e Lezhës me Preç Zogaj, Ndoc
Gjetja, Rudolf Marku i detyrohet shumë si në formë e përmbajtje poezisë së
Reshpjes duke dëshmuar edhe njëherë se një talent poetik nuk mund të ndërpritet
por përmes artit të vet mund të gjallojë ende te pasardhësit. Reshpja nuk e ka
gjetur ende vendin e duhur në historinë e letërsisë shqipe dhe besoj se si një
nga zërat lirikë më të veçantë do duhet të studiohet e vlerësohet në përqasjet
që bëhën sot për studimin e letërsisë shqipe.
KOPSHTI
Është
kopshti ku kënga ime ka një statujë.
Luanët
e thyer të fëminisë
Pinë
ujë te pusi i vjetër,
Mbi
zjarret e trëndafilave ngroh duart Saadiu
Shpesh
nga mitet dalin satirët
Dhe
hapin dyert e mbyllura të hijeve
Vështron
shtigjet e natës jasemini
Dhe
drita e bardhë i rrjedh nga gishtërinjtë.
Narçizi
nxjerr supet nga gonxhet,
I
pikëlluar nga magjia e vet
Hëna
dhe zanat fshihen
Dhe
vështrojnë pas gjethesh.
Është
kopshti ku kam një statujë
Bërë
prej ngjyrash e gjethesh,
Ndiej
në ballë daltat e pranverës
Që,
nga bari, sytë e mi gdhend.
PËRDITË IKIN STINËT
Fluturuan
tri rosa në qiell,
Shpirtra
të pyjeve të harruar,
Tingulli
i këmbanës, si gjëmim hane
Këndoj
rekuiemin e yjeve të rrëzuar.
Një
vetëtimë e plagosur ra diku,
Si
shpata e një klithme,
Mbi
tokën e lodhur prej qiejve
Verbuar
nga bronxi i shirave.
Fluturuan
tri rosa në qiell,
Tri
re dhe tri erëra.
O
ju, shpirtrat e pyjeve,
Mbështjellur
me dimrin e dhembjes.
Ç’të
bëj në këtë peisazh?
Shpjermëni
tek lumi që vdiq,
Në
se kufomën e tij s’e kanë shpënë,
Erërat
në qiell.
O
Zot! Nga ç’qiell ra tërë kjo dhembje,
Që
hënëzoi këtë dimër?
Përditë
ikin shpirtrat e botës,
Përditë
fluturojnë stinët.
VJESHTË 1990
Qan
dreri në korie dhe lotët bëhen shi;
Trishtohet
era mbi shkëmb
Nuk
ka më gjethe të gjelbra. Po bien,
Ëndërrat
e pyjeve një nga një.
Ikin
zogjtë nga shkretimi i drurëve;,
Lamtumirë,
o pyje të Ballkanit!
Veç
nën një ferrë kaltëron ende
Vjollca
e fundit e këngës së bilbilit.
Ardhtë
një vjeshtë pa shtegtim zogjsh!
Ardhtë
një Zot, vëntë dorë mbi stinët!
POEZIA
Në
atë shteg ku kaloj unë e ka kasollen vjeshta
Bile
të gjitha stinët janë fqinjë.
Një
beng, si stradivarius,
Më
mëson mua folklorin e zogjve.
Kasolle
prej hëne! Nën qiellin tërë shi
Pikë-pikë
mbi çatinë e kaltër
Trishtimi
i djalërisë…
Mbeti
tek xhami i plasur i dritares sate
Vështrimi
im i thyer.
Unë
vetëm u bëj nga një vizitë stinëve, o njerëz,
Kurse
zemrën e kam tek ju.
VINJETË
Një
shelg i vetmuar, mbuluar me dimër
Braktisur
nga zogjtë dhe gjethet:
Era,
si ketër, kërcen mbi drurin
Me
boçen e shiut ndër dhëmbë.
Netët
e lumtura, si zilka
Tringëllijnë
në degët e kujtesës…
Vizatihen
në sfond të vetëtimave
Hënëzat
që hëngrën dhentë e vjeshtës.
Rënë
nga xhami i thyer i qiellit
Kristal’
i akullt yllëzon netëve
Dhe
mbi pastelet e borës mardhet
Shelgu
i trishtuar, fatkeq si Serembe.
ËSHTË NJË ZOG…
Është
një zog që vajton dit’e natë
Fshehur
tek shtëpia e gjetheve.
Si
na erdhi kjo stinë me emrin harrim!
Si
na erdhi kjo stinë me emrin dimër!
U
shuan yjet në pëllëmbët e mia
Dhe
sytë e tu u bënë dimër.
E
kam ditur ç’braktisje më pret,
Motit
ky zog ma ka thënë.
Do
të bëhem vjeshtë dhe do të shkoj
Të
vdes tek shtëpia e gjetheve.
Shtëpia
e gjetheve kyçur me hënë.
O
zot! Nuk kam as ku të vdes…
AKUAREL
Shkallë-shkallë
nëpër muzg ylli ngjitet në heshtje
Me
sytë plot lotë.
Trëndafili
çeli në kopsht, mu si një psherëtimë.
Zëra
të largët vijnë e vdesin te kjo erë.
Zemra
ime, si më harrove kështu?