Kulturë
Kristaq Tutulli: Mos vallë dashuria ngrihet me llahtarën e botës së çmendur!
E marte, 18.02.2025, 07:50 PM
Mos vallë dashuria ngrihet me llahtarën e botës së çmendur!
Fragment
nga romani TULIPANI I KORESË
Nga
Kristaq Tutulli
Vajza u skuq e vështroi me bisht të syrit dhe, eci përpara me hapa të shpejtë. Ai mbeti disa hapa larg saj. Trupi i hijshëm i vajzës e bënte ta dëshirone ta prekte, përkëdhelte, puthte. Lëkura bardhë e ndritshme e saj e verbonte. Të jetë vallë dashuri kjo, ta hajë dreqi! Jo kurrsesi s'mund të jetë dashuri. E simpatizonte, dëshironte, e pëlqen, siç pëlqehen gjërat e bukura, por dashuri s' mund të jetë. Ehu si është dashuria! Ai nuk donte te bëhej pre e pasioneve. Nuk thoshte kot Lasgushi i madh:
'Nuk
dashuroj as unë as ti por dashuron dashuria!'
E kish parë shpesh herë plakun e mençur, të prej botës së artit, me pallton e gjatë, të zbardhur kur bariste në mbrëmje, buzë liqenit me konen e vogël. Dukej sikur lëvizte shaluar mbi një re të përhimë mbi mëndafshin e ujit, librat poetikë: 'Vallja e Yjeve dhe Ylli i Zemrës' i qëndronin mbi supe si dekorata madhështie.
Vironi
nxitoi hapin, eci në krah të vajzës dhe, ndjeu që dihaste.
Vajza
e vështroi pjerrët. Një hop i mbajti buzët e puthitura. Biseda e tyre po
pengohej nëpër gurët e thepisura të hutimit.
Buzët
e vogla të plota, të kuqe, si dy kokrra qershie të vajzës, u drodhën.
Vironin
e mbërtheu dëshira e papërmbajtur, te puthte ato buzë të mbushura me musht,
aromë luleje, pastaj le të broçkulliste sa të donte për njeriun e ri dhe
mësimet e Rigoletos së vogël që fshihet në xhungën e udhëheqësit legjendar. Ta
hajë dreqi, s'ka
të
drejtë të thithë ato buzë gjithë lëng dhe jetë. E pengonte marrëzia dhe
shpirtligësia e gaztorit të gjorë, ardhur aksidentalisht prej shekullit të
kaluar së bashku me tragji-komizmin. Vajza le të dërdëlliste si gjithë të
tjerët për idealet e shenjta dhe
flakët
e mëdha që ndriçojnë botën. Vallë, a ka flakë më të madhe se dashuria dhe epshi
i njeriut, që shkund, thërrmon male e than dete?
Vajza
u gëlltit dhe, eci djathtas drejt klasës së baletit, megjithëse ishte akoma
herët për të filluar provat. Ata hynë brenda, ambienti i sallës së baletit
ishte i qetë. Vironi i mori me kujdes dorën e vogël, të bardhë të May Lee-së, e
mbajti një
copë
herë mes dy pëllëmbëve, filloi ta përkëdhelte lehtë. Vajza dridhej, ajo donte
të largohej, por nuk mundte, sytë e saj ishin të të trembur, por diku në cepa
fshihej një ngazëllim i thellë. Vironi e tërhoqi vajzën butë, gati ma ndierë,
drejt cepit të klasës,
ku
nuk binte shumë në sy. Ajo pa e kuptuar e ndoqi pas, ishte krejt e mpirë, e
hutuar. Ajo kishte filluar të ndjente rrahje zemre për këtë djalosh të pashëm,
të mirë, prej një vendi shumë të largët. Për dreq ajo kish frikë, shumë frikë,
tmerrësisht frikë.
Kjo
frikë e bënte të dridhej si purtekë dhe e llahtariste në gjumë.
Vironi
ngriti me shumë kujdes doçkën e vogël, bardhoshe, delikate të vajzës dhe e
vendosi pranë faqes së vet. E puthi.
-
May Lee, të lutem më thuaj, vallë me nuk kemi të drejtë të duhemi?- e pyeti
ultazi, dhe e pa drejt në sy.
Vajza
u rrëqeth, lëkura iu prushërua. Faqja e ashpër e mashkullit i shkaktoi mornica.
Mornicat i kaluan si elektroshok në brendësi të trupit. Nuk dinte çfarë të
thotshte, ajo ndjehej e përfshirë nga një zjarr i madh. Nuk kish njerë kurrë më
parë në
jetë
llavën e zjarrtë që derdhej furishëm në të gjitha pejzat e trupit. Vajza e
ndrydhte me forcë ndejnjën e zjarrtë,
epërzinte me trishtim, me pendesë të heshtur, me nervozizëm, me dhunë
vrullet dhe emocionet e shpirtit për djalin e huaj, që trokiti në dritaren
e
shpirtit të saj.
May
Lee e kish vendosur me ngulm, me inat të verbër, me dhembje të brendshme. Ajo
ishte betuar me heshtje, gjunjëpërkulur, duarshtrenguar, buzëtharë, përpara se
të binte të flinte. Në asnjë mënyrë, të bëhej pre e ndjenjave të brishta,
emocioneve, zjarreve
gjithëpërfshirëse,
që të çojnë në rrugë të gabuar ku s'mund të merren me mend pasojat. Ajo qau
mbytur, kafshoi buzën, mbledhur kutullaç në shtroje, ngaqë betime të sinqerta
në buzë të mbrëmjes ose në prag të mëngjesit, vijnë prej gjykimit të ftohtë.
Ndërkohë
ndjenjat
buronin prej tajfuneve shpirtërore dhe s'kish zot ti ndalte. Këtyre
dallgëzimeve oqeanike kërkonte me ngulmim tu vinte frerin, ti bënte zap si kuaj
së azdisur. Butësia, bukuria, mirësia e djalit e çarmatosnin sa herë gjendej
pranë tij. Ja rrëzonin,
thërrmonin
në çast muret e larta të kështjellës së frikës dhe të pasigurisë...
Vironi
iu afrua vajzës pranë. May Lee përshkundi kryet, ndjeu frymëmarrjen e tij të
shpeshtë, ajo do të largohet me vrap, nga sytë këmbët, mos kthejë kokën prapa,
por nuk mundet, ndjehet e pranguar dhe afshi pështjellues që ishte ndehur në
dhomë. Po
qarkohet
prej avujve të nxehtë, ajo vuri dorën në zemër. Gjoksi i saj ngrihej dhe i ulej
me shpejtësi, ishte e përfshirë prej zjarreve të mëdha, këmbët i qëndronin të mpira
si trungje, s'mund të lëvizte...
Vironi
e vështroi ngultas, iu duk sikur ballit i bukur i vajzës ishte mbushur me
margaritarë të vegjël, me shkëlqim verbues. Ai kapsalliti sytë dhe, pa e bërë
të gjatë hodhi krahun rreth qafës së saj të derdhur, e puthi në buzë. Ishte
puthje e lehtë,
me
majat e buzëve si një puhizë dhe fllad pranveror, që ndjehet lehtë, ëmbël, por
që shungullon sythet e virgjëra të brishtësisë. Ata s'e kuptuan në morën frymë,
thithën ajër, apo është pjalmi i parë i nektarit që i shkundi dhe i bëri me
flatra. Të sy u puthën
përsëri
fort, me sytë e mbyllura.
Të
dy ishin të hutuar, nuk e kuptonin akoma se bashkimi i buzëve të tyre ishte një
fushë e papërballueshme magnetike. Krahu i tij shkoi pak poshtë, në gjoksin e
të vogël dhe të plotë të vajzës, gishtat e tij lëvizën drithmaz, prekën lehtë,
me ndrojtje,
gjithë
delikatesë, përfshinë topthat e vogla. Vajza
u drodh, u ndeh, fërgëlloi, mbylli sytë, u kapërdi. Ishte e hera e parë
në jetën e saj që puthej dhe prekej nga një mashkull nën drithërimën e
mrekullueshme të ndjenjes...
Ajo
nuk do të mendojë asgjë, në trurin dhe zemrën e saj u ndeh pëlhura e freskët e
dashurisë. Lëvizi qafën ngadalë dhe afroi kokën pranë shpatullës së djalit,
buzët e saj u hapën dhe priti e etur puthjen e furishme të djalit. Të dy janë
përfshirë,
përhumbur,
ata donin të shijonin deri në fund puthjet e para të zjarrta. Buzët e djalit
lëvizën gjithë etje në buzët e zhuritura të vajzës, ajo po përvëlohej e tëra, i
mbahej fryma, krahët iu varën, i vinte zali.
Oh
nëne! Sa vullkane shpërthyen në mendjen e saj në ato çaste!? Sa ajsbergë u
shkrinë, u copëtuan dhe kodrat e zbutura të akujve filluan të enden në oqeanin
e hutimit! Gjuha e lagur e djalit lëvizi mbi buzët e vajzës si të zbuste sado
pak llavën e zjarrtë,
por
nuk qëndroi aty, gjuha e tij kërkoi me ngulm të hynte brenda, të thithte lëngun
e mrekulluesh prej gojës së saj,dhe të tresë përfundimisht mjegullën e
ngurtësuar. Vajza u shkund e gjitha, gjuha e tij lëvizte me shpejtësi brenda
gojës dhe, u bashkua me
gjuhën
e saj. Ajo ndjeu të eksitohej, i vinte për të qarë, të klithte. I hipi dëshira
ta prekte, ta ndjente të dashurine saj.
U shtrëngua, u ngjesh mbas tij dhe e puthi e thëthiu me afsh...
-
Viron, - pëshpëriti ajo pa hapur sytë.
-
Fol shpirt, - ia foli ai ultazi.
-
Oh! Të lutem më thuaj; ç'është kjo, dashuri apo lojë e çmendur midis jetës dhe
vdekjes!? - Vajza heshti një hop, hapi sytë ngadalë, si të trembej se mos
zhgënjehej. Vështroi djalin drejt në sy dhe shtoi: - Mos u tall, të lutem mos u
talll.Vërtet ju
më
doni shumë?
-
Po May Lee, të dua shumë, shumë. Sa gjithë bota.
-
Ah! Jam e lumtur që më do shumë, - mërmëriti ajo dhe shtoi si psherëtimë: - Oh
Zot sa e trembur, jam shumë e trembur. Tmerrohem që të dua kaq shumë. Më beso,
kam frikë, shumë frikë. Mos vallë dashuria ngrihet me llahtarën e botës së
çmendur!
KRISTAQ TURTULLI
TULIPANI I KORESË botim
i parë 2010
ENGJELL I KORESË, BOTIM I DYTË 2018