Kulturë
Përparim Hysi: "Klonimi" i dashurisë për vendlindjen në një "Almanak"
E diele, 16.02.2025, 02:17 PM
"Klonimi" i dashurisë për vendlindjen në një "Almanak"
LIBOFSHA
në muzën e bijëve nga NAUN KULE
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Autorin
NAUN KULE që ka botuar këtë"Almanak" me krjuesit e Libofshës e njoh
prej kohësh. Nëse tani është 80-vjeçar, 60-vjet ka që shkruan. Është nga
LIBOFSHA e FIERIT dhe aq ka shkruar për LIBOFSHËN dhe NJERËZIT që nderojnë jo
vetëm LIBOFSHËN, por dhe FIERIN, MYZEQENË dhe deri gjithë SHQIPËRINË, sa, ngaqë e njoh penën e tij me vlerë, i kam
propozuar miqësisht që mbiemrit "KULE" t'i shtojë dhe
atë"LIBOFSHA". Ky nuk është një propoziim intim, por jo vetëm i
qëlimshëm, por dhe i merituar. Jam nga ato anë:LIBOFSHËN dhe gjithë galerinë e
krijuesëve në këtë ALMANAK, me pak përjashtime,
e njoh mirë dhe, nëse dikush ma merr sikur po ia rritë karizmën NAUN
KULES, kam të drejtë të mbrohem ndaj
kujtdo, duke i kundërvënë pyetjen:- A më gjeni kund një tjetër apo të gjashmin
e tij që të ketë lakuar në gjithë rasat e GJUHËS SHQIPE, LIBOFSHËN dhe NJERËZIT
që ia zbukurojnë ballin LIBOFSHËS? Padyshim:asnjë tjetër.
Kur
shfletoj"ALMANAKUN", më duket sikur takoj një grup njerëzish të
njohur. Dhe nëse shkoi më tej:-Pse ndodh kështu
me mua? Përgjigja është e thjeshtë dhe e menjëhershme:-Edhe unë jam nga
LIBOFSHA! Brenda këtij pohimi që dikush vë dyshim, i përgjgjiem me një sentencë
po nga MYZEQEJA që thotë:-Në një vend, po pive dyzet sapllake me ujë, je
vendali!! Kam punuar tri vjet të mira në prag të viteve '60-të të shekullit të
kaluar si mësues dhe për katër vjet si nspektor në Drejtorinë Arsimore të
FIERIT e kam patur LIBOFSHËN si zonën time, nga viti 1966-2000.
*
LIBOFSHA
është një trevë që nderon jo vetëm FIERIN, por dhe MYZEQENË.Aty për herë të
parë, në vitin 1908 është hapur SHKOLLA e PARË SHQIPE dhe guxoj të shtorj
pyetjen:-Përse në LIBOFSHË dhe as në një qytei si FIERI apo LUSHNJA? NUAN KULE
duke shkruar këtë"ALMANAK", më kujton disi DEMOSTENIN e lashtë
që"harxhoi më shumë vajë(ndizte kandilin) se sa verë".Analogjia nuk
është kurrë e barabartë, ama kur shoh që
hulumtimet e tij si studiues, rendin deri në arkiva ku fletët e dëshmitë kanë
zënë pluhur, atëherë bindesh se ke të bësh me një studiues skrupuloz. Autori
zbulon që qysh në vitin 1910 në Selanik
, ZOI NDREKO LIBOFSHA ka botuar poezi shqip, ku si kredo është
sentenca:"Gjuhën Shqipe ta mësojmë/Ne duam të mos e harrojmë. Ky dokument
letrar NAUN KULES nuk i erdhi si dhuratë apo si një vezë e kuqe DITËN E
PASHKËS. Ky zbulim flet për një krjues që nuk fle rehat. Ai sikur ka bërë të vetën atë thënien e lashtë të LUKRECIT që thotë:"Mos lini
asnjë orë të shkojë kot. Bëhu ZOT i të sotmes".
Duke
sjellë një galeri NJERËZISH që nderojnë LIBOFSHËN dhe më tej, ai nuk rreh
gjoksin që unë e s'ka tjetër. Përkundrazi, e lë "ALMANAKUN..." si një
portë që rri hapur edhe për KRIJUES të
tjerë. Nëse i ka hyrë këtij ALMANAKU, më duket se ka patur si qëllim atë që ka
thënë në lashtësi CIECERONI që thotë:" O popuj ruani dhe shkruani për
njerëzit e mëdhenj, se prej tyre do t'u njohë bota". Dhe vërtet shumë
njerëz nuk e dinë se ku bie LIBOFSHA;por njohin përshembull REGJISORIN e
MADH KRISTAQ DHAMO dhe, përmjet tij, e
marrin vesh;apo për Mësuesin dhe LUFTËTARIN, NAUN DOKO PRIFTI që arriti
deri Rektor në TBILISI të GJEORGJISË dhe
mund të vazhdoja dhe me personalitet të tjera të kësaj treve.
*
Duke
parë me sykritk këtë libër, mund të them
me plot gojën atë që thotë GËTE:"Të shprehesh me përpikëri, kjo është
nisja dhe mbarimi i çdo arti". Me autorin, NAUN KULE, duke shkruar këtë"Almanak" ka
ndodhur ajo që thoshte POETI SPANJOLL.FREDRIK GARCIA LORKA(1898-1936):"Çdo
libër është një oborr.Lum ai që di të mbjellë lule në atë obor se ushqen
shpirtin e vetë". "LULET e oborrit të NAUN KULES na ushqejnë edhe ne
si lexues. Urime NAUN KULE-LIBOFSHA!
Tiranë, 15 shkurt 2025