E merkure, 30.04.2025, 05:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Tri gota

E merkure, 12.02.2025, 07:50 PM


Gani S. PLLANA

TRI GOTA

Gota e parë, nga nëna,

E ëmbël si mjaltë,

Mbahet mend përherë,

Të drejton në jetë...

Gota e dytë nga mësuesja,

Germëzimet nuk harrohen,

Etja shuhet sikur foshnja,

Rrufeshëm përqafon nënën...

Gota e tretë nga të dashurit,

Në stinë të pleqërisë;

Mirë që nuk e di njeriu

Fundin e kësaj bote,

As fundin e kësaj gote!

Me të tria gotat mbushur

Kështu qenka kjo jetë,

Njeri s`e merr vesh dot:

Gënjeshtër a e vërtetë!

MELODIA E PËRJETËSISË

Atë ditë të akullt dimri,

E mbaj mend atë çast,

Mbledhur kruspull prapa një lisi

Pritja e përgjoja te rrugica,

Pranë përroit të ngrirë.

Eh, kjo ka ndodhur

Shumë kohë më parë...

Ti më dilje nëpër borë

Dridheshe nga të ftohtit

Besa, edhe nga fjalët e përgjimet,

Humbje torruan pranë meje,

Kur takoheshim ne të dy.

Gabohet,

Kur thuhet se e shkuara

Mund ta hedhet pas krahëve!

E shkuara kapet me thonj fort

Pas së tashmes.

Shpesh kthej kujtesën tani,

Kuptoj që s’kam gabuar.

Nëpër atë rrugicë kaloj shpesh

Edhe në këtë moshë.

Ti ike,

Nuk të lejuan

Të mbetesh në melodinë

E përjetësisë;

Të rrëmbeu,

Në  pabesi,

I pabesi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx