E merkure, 30.04.2025, 11:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Kaba Çamërie

E hene, 10.02.2025, 07:49 PM


Gani S. PLLANA

KABA ÇAMËRIE

Në rrugë

Tingëllon gërnetë e violinë

Në grup klarineta e daullja,

Në puhinë pranverore

Zëri vjen, sa ngazëllim,

Dëgjoj kaba Çamërie...

M’u përdrodhën muskujt,

Leshrat m’u ngritën si thera iriqi!

Me këtë muzikë popullore

Grupi i muzikantëve

Me gërnetë e violinë

U bien instrumentëve

Për kafshatën e gojës!

Një nënë me të birin

U binin dajreve për mrekulli,
Pa nota e pa dirigjent;

Burri me mustaqe të thinjura

Kthente gërnetën kah kalimtarët,

Vjedhurazi shënjonte ndonjërin,

Vërtetë një befasi.

Krijohej një ndjenjë dashurie,

Disa kalimtarë bënin hapa gëzimi,

Të tjerë hidhnin ca metelikë;

Muzikantët përkuleshin,

Falënderime nga zemra,

Fshinin djersët rrëke!

Ne  muzikën e hamë me bukë,

Dëgjohej zëri i çunit me plis,

Ju argëtojmë dhe ju duam shumë.

Gishtërinjtë e duart

Lëvizje në harmoni

Tingëllima e instrumenteve

Veshët e kalimtarëve, xëgit.

Bjeri!

Thotë  një studente-kalimtare,

Buzët i dridheshin nga gëzimi,

Sot kam diplomuar në Mjekësi,

Gëzimin e parë

E përpijtën nëna e babai,

Shoqëria e gjërë

Dhe tërë farefisi im, në kurbet!

Sheshi u mbush plot vallëtarë,

Me të rinj e të vjetër,

Mjekja i printe valles çame;

Fytyra të qeshura të gocave,

Flokëlëshuara deri në bel,

Lehtas hidhen hapat

Me melodinë:

Çamëri, moj Çamëri!

MJAFT, MË!

Shtatë decenie më parë,

Tre të mëdhenj e ndanë Evropën,

Keq u bë për vendin tim:

U copëtua Arbëria,

Pikë e pesë-Shqiptaria!?

Sot, erdhi koha për bashkim,

Demokraci e përparim...!

Do zhduken përgjithmonë

Muret rreth e qark nesh,

Padrejtësia historike

Të korrigjohet me ngjyrë të kuqe:

Një komb-një gjuhë,

Të bashkuar ,

Përsëri-një shtet.

Presim me gëzim

Nëntorin e Tretë,

Do bëhet nuse krenare

Arbëria,  Zonjë vetë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx