Kulturë
Gani Pllana: Parabolë
E enjte, 06.02.2025, 07:50 PM
Gani S. Pllana
PARABOLË
Jo
shumë larg,
Shkruanin
gazetat:
Populli
ynë,
Ndër
më optimistët në botë!
Në
muajt e fundit:
Kosova
e lirë,
Me
pavarësi,
Mbi
trupin tënd
Ka
apati e agoni!?
Kush
e solli,
Kush
e mbolli,
Këtë
murtajë,
Këtë
hidhërim,
Këtë
trishtim?!
Në
mes dite,
Përnjëherë
një parabolë,
Në
sy të botës
U
bëmë horë...!?
Shpresat
e parealizuara,
Ëndrrat
e papërmbushura,
Shpërthim
përnjëherë,
Larg
e keqja nga kjo derë!
Atje
në horizont
Shikoj
dritën e diellit,
Që
më ngrohë.
Nga
Ti
Pritnim
rregull,
Për
të ngritur cilësinë në arsim.
Nuk
vajte asnjëherë në auditor,
Dërgove
të rinj, pa përvojë.
Nuk
e respektove lirinë,
More
në qafë rininë...!
Ata
të pritnin
Me
gëzim në auditor,
Ngelën
zemërthyer,
Nuk
morën dituri.
Në
heshtje,
Të
dëshpëruar
Ikën
në shtëpi!...
Nesër
i presin detyrat,
Këndej
dhe në botë
Ballafaqim
me moshatarë.
Tani
janë në mëdyshje,
Janë
thelluar në mendime:
Pse
erdhëm në studime,
Të
përjetojmë dëshpërime?!
Nuk
ke turp, ti ditë-kot?
Vafsh
në djall,
Me
soj e sorrollop!
I
papërgatitur-kokë rrotë,
Për
këtë detyrë të shenjtë;
Pa
qenë asnjëherë
Te
studentët në shërbim,
Kërkon
edhe shpërblim...?!