E enjte, 01.05.2025, 10:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Fjalimi historik i një kandidati për deputet në një fshat malor

E marte, 04.02.2025, 07:54 PM


Fjalimi historik i një kandidati për deputet në një fshat malor

Tregim humoristik nga Shyqyri Fejzo

Të nderuar qytetarë, të dashur votues, miq dhe... ata që ende po mendojnë!

Sot kam dalë këtu, përpara jush,tu dëgjoj dhe të më dëgjoni. Jemi përpara votimeve. Po ju porosit me bindje, miqësi dhe siguri të plotë. Bëjeni mendjen rroçkë, ne do i fitojmë zgjedhjet si gjithnjë. Atë datën 11 Maj ne nuk e kemi zgjedhur kot. Një Majë ka kyrë që e ka vet muaji. Po mos harrojmë se kemi futur edhe dy maja të tjera; numuri 11-të.i cili ka dy maja, kësmet qoftë. Kjo, ore miq, ka domethënie të madhe...Ju e kuptoni.

Të flasim për reformën zgjedhore dhe marrëveshjen pozitë-opozitë për listat e hapura dhe të mbyllura.

Zgjedhës të nderuar! E shikoj nga sytë unë, se ju doni lista të hapura! Që të zgjidhni deputetin tuaj vetë! Bariun e dhive, që e njeh mirë tufën dhe nuk i humbet asnjë dele! Kovaçin e fshatit, që u kalit mes prushit e çekanit dhe i mbath e mpreh veglat e punës, aq mirë e bukur sa ato kur shkojnë në arë, punojnë vetë! Doni mësuesin e fshatit, që i kanë mbetur vetëm tre nxënës dhe ndërkohë kryen me sukses edhe detyrën e dollibashit në dasmat e gostitë e fshatit! Kjo, ore miq nuk bëhet. Ne në Parlament duam deputetë që't'mos u a marrë pula bukën nga dora"as "të humbasin rrugën në oborr." Duam deputetë me shkollë. A më kuptuat? Ashtu, de! Si, si? Kini dhe ju njerëz me shkollë?Po varet si e kanë marrë atë shkollë! Ne jemi sot atje në Parlament dhe ka deputetë që me vështirësi kanë marrë dëftesën me provime e riprovime në vjeshtë.

Në këto zgjedhje vendosëm të votojnë edhe emigrantët! Ata janë shumë të gëzuar sepse shteti ynë shiti 260 fabrika, uzina e kombinate dhe u dha mundësinë të gjithëve të shkojnë jashtë vendit. Ju emigruat, sepse nga themelit ju hoqën gurin e fundit! Por tani keni një arsye më shumë për të votuar, se jini përshtatur dhe integruar dhe votoni krenarë si europianë.

Ju jeni të lumtur sepse leku ynë doli kapteri më i fortë! Vuri përfund euron, dollarin, paundin...Emigrantët duhej me kohë të ishin futur në vathë dhe të fillonte mjelja e tyre. Ehu! Sa bylmet  na ka ikur kot prej tyre se nuk i molëm kur duhej!Tani familjet tuaja humbasin ca para nga kambizmi, por rëndësi ka që leku është forcuar! Këtu mbahuni. Tani përsa u përket disa votuesve këtu, siç më thanë, leku është bërë "gur mulliri" nga madhësia e rëndësia. A nuk është ky suksesi ynë i madh? Ahë! "gur mulliri" jo se është bërë kapter a gjeneral, si the zotrotese po nuk nuk e gjejnë dot.- Ta kuptova mendimin. Po, ore mik punë ka sa të duash. Pse nuk punojnë ata? Nga Azia kanë ardhur e punojnë këtu,  nga Greqia e Italia do vinë të punojnë dhe banojnë këtu.Ehu! Si do bëhet këtu!.

Përfitoj nga takimi të jap edhe ndonjë mendim për të ardhmen. "Gjë e gjallë të mban gjallë"thotë mençuria e popullit tonë. Këtë e ka thënë së fundi dhe një lider deputet që nga izolimi ku rri pa vendim gjykate. Po kur të shtëllizet ai i lirë, namin ka për të bërë me blegtorinë. Gjer këndej në këto malësi të ashpra ka për të ardhur vala e atij lideri.Ti turremi gjësë së gjallë jo me thikë në dorë, po ti shtojmë, ti ushqejmë e të rritim prodhimin e të ardhurat. Ne e kemi dhe traditën shtatzanë dhe kullotat, si tonat, veshur me bar si kadife. Po.Ta kuptova.Ti më the se populli ka thënë "Shko e blij dhi, kur të sigurosh bari." E bukur. Po i gjeni, ju i gjeni edhe barinjtë..A ç'jini ju? Pse pak grekë ka që mund të bëhen barinj tek ne? Ore! Më dëgjoni mua. Ngjarjet rrokullisen si ajo kënga "Ato maja rripa-rripa njëherë ma hipe njëherë ta hipa e kemi me grekun ne.

Votoni për ne, dhe do ta shikoni sa mirë do të jeni! Ju deshët rrugë, shkolla, spitale? Epo unë, si deputet i ardhshëm, kam një plan më të mire. Në çdo kohë  duhet të na pjellë mendja. Unë mendoj se  këto pak familje që kanë mbetur në fshat, t'i marrim me një autobus me gjithë laçkë e plaçkë e ti çojmë në Tiranë dhe t'ju blejmë atje shtëpi! Se pse të rrinë në fshat, kur mund të vijnë e të votojnë në kryeqytet? "O,o,o! po u bë kjo që thoni,  këtu ka dhe një fjalë tjetër zotri. Kur të bëhemi me blegtori do thonë: "Unë zot e ti zot/bagëtinë kush i kullot?" E le ti kullotë kush të dojë. Ne do shikojmë punën tonë. Ju kam dhe ju dua, atë fletën që merrni në dorë, kujdes. Sa të kenë hyrë mirë ato tri Majat, turruni dhe mbusheni kutinë plot. Ju paça dhe më paçi. Mirë u pjekshim në zgjedhjet e tjera.

Kandidati për Deputet në zgjedhjet e 11 Majit

Alush Qelepirxhiu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx