E shtune, 22.03.2025, 01:24 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Do të votoj për të gjithë

E premte, 31.01.2025, 06:03 PM


Blerim Rrecaj

Do të votoj për të gjithë

Në kafiterinë "Afërdita"

U gjenda si pa kujtu e pa prit

Për krahu më solli njëra nga partitë

Një espresso ma sollën

Hap sytë e bëhu ndryshimi më thanë

Pas saj pasi dola

Ca parikakë tjerë më morën përkrah

Erdhëm te "Shabani" një 5-she për të ngrënë

Më thanë o djalë i dlirë

Ta dish se ne mundemi ma mirë

Sapo u ndava nga ta aktivistë të tjetrës parti

Më morën e shkuam në "Elidë"

Çfarë do nga ne më thanë

Paj ma sillni një shampite të ëmbëlsohem

Që me një pirun cep më cep ta përlajë

Pastaj njëri nga koalicionet

Më ftoj e shkova te "Freskia"

Për pije porosita "Golden Eagle"

Dëgjoja e pija me nge e ngadalë

Me ne fiton Kosova më thanë

Pasi u ndava edhe nga ta

Fola me veten sinqerisht

Thashë se unë s'do të jem bukëpërmbysës

Në zgjedhjet e këtij viti që po afrohen

Do të votoj për të gjithë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx