E premte, 02.05.2025, 02:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Të ecim në hap me kohën

E enjte, 30.01.2025, 07:50 PM


Milazim Zeqiraj

Të ecim në hap me kohën

Të jemi përhere në hap më kohën

thoshte Presidenti historik.

Në mes zhurmës dhe mirëqenjës,

ne të jemi pëhere në hap më kohën,

duke ngrit ura gjerë tek dashuria,

që zogjet të pushojnë në rrezet e diellit.

Aty ku drita e diellit hyn,

të hyjm edhe ne.

Rrugen tonë e kemi hapur vet

që ta bartim trupin tonë

më shumë plagë.

Mos të rrim të heshtur.

Ne për shumë vite lirin e kishim mallë.

Nese vonohemi,

do të gjykohem nga dëshmorët tanë.

Ne nuk kemi kohë për pushim.

Nuk ka pritje,

Për ne ka vetëm rrugëtim.

2.

Si ta pagëzojmë vetën në këtë kohë,

Kur Zoti është bërë pronë e diktatorëve

Në emër të Zotrave njeri

po e nënshkruaj procesin e mekatit të ti.

Jemi në mes zjarreve,

Ne duhet të ecim në rrugën tonë.

Ne nuk kemi nevojë për plagë të reja,

të vjetrat nuk i kemi sheru.

3.

Jetuam gjatë në kohën pa kohë,

duke e pas mallë diellin.

Liria ndonjëhere na lazdron

por Kosova është e para.

Bota muar frymë lirshëm

kur Presidenti Regan në Berlin bëri thirrjë

Gerbaqov hape portën se loja mbarojë.

Në ishim në hap më kohë

dhe vazhduam vrapin,

dhe jemi sot këtu ku jemi.

4.

Sot është kohë e IA

Teknologji e njeriut jo njeri.

Robot i konvertuar në diktatorë.

Dhuna e lufta për asgje,

njerëzimin po e pëngonë.

Ne për të ecur deri në fund

në hap më kohën

duhet të kemi durim e forcë.

Njeriu për dëshirat e veta jo njerëzore 

demokracin e ka konvertuar në diktaturë.

Zotrat e vetëshpallur

për hiq po e kërcnojnë

njerëzimin, botën e qielli.

Mos ti lejojmë që dikushi

për hoshe e boshe

botën e njerëzimin më shkatrru.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx