Kulturë
Atdhe Geci: Një diell vallëzon në Roganë
E premte, 31.01.2025, 06:14 PM
Atdhe Geci
NJË
DIELL VALLËZON NË ROGANË
Njëqind
lisa të malit të babait
komunistët i prenë
për
minierën e sapunit (humzës) në
fshatin fqinj
toka
qau me lot, me lot qau dhe shtëpia, pushtuesi
nuk
pagunte, i quante teprica të pasurisë për shtetin
sëpatën
na e djegën, bishtin e saj e morën me
vete
e
ne u desh të prisnin gjysmë
shekulli që filizat
të
bëheshin
lisa, druj në shëndetin e tyre të
mirëfilltë.
Toka
e malit u zemëruan,pse heshtni zullumi këputet
prej së trashi, hapeni idetë tua
për kohën, ky mal
nesër
do shndërrohet në laps, në libër, në të ardhme.
Njerëz,
libri dhe shkollimi janë arma që i bie grusht
pushtuesit!
Me një laps mund ta presim një pyll, me
shkollë
ne mund të çlirojmë vendin tonë nga prangat
Parullat
Serbe për Kosovën në Roganë dëgjoheshin,
"Vrisni
shqiptarët për të mbijetuar Serbinë çetnike!"
Intelektualët
e zgjuar burgosni, mos u leni
libër në
shtëpi,
kontrolloni hambarët e tyre, bukën në magje
çirrej
krimineli Rankoviq , një kasap për
shqiptarët
Rankoviqi
shprehej, shqiptarët s´duhet të kenë
fare
kontakt
me librat e historisë së tyre dhe
gjeografinë,
dhe
as frekuentim masiv nëpër shkolla. Shqiptarët e
pashkolluar
janë skllevër të mirë shprehej një Jovan
Milenkoviq,
një ish shef i UDB-së në Gjilan e Dardanë
Po
ku rri rehat shpirti kuq e zi i
zemrës së Roganës
ku
rri e heshtur dora e vënë nën pranga e kërcënime
ku
rri e qetë dashuria për atdheun dhe
bashkimi me
Shqipërinë,
dijësit dhe libri do ta bashkojnë kombin
kjo
është e shkruar që nga pellazgët e lashtë
e Iliria.
Është
e çuditshme por është e vërtetë, familja Geci
në
Roganë bibliotekën e kishim
në pleme, mbuluar
me
kashtë, talla e me
sanë, unë si nxënës i fillores
në
pleme e
kaloja kohën e lirë për
lexim. Në atë
bibliotekë
ne kishim rreth
dyqind libra të
botuara
në
Shqipëri , këto libra i
kishin sjellë babai Limoni
dhe
vëllai im Prof. dr. Shaban Geci, dhe
Mr.Tefik Geci
Por
më vonë pasi arsimi mori hov, ne
bibliotekën e
transferuam
n´tavan dhe, aty e përshtatëm për lexim
Limon
Geci ishte i vetmi i gjeneratës së tij që e kishte
lexuar
librin e famshëm të Marin Barlecit, Skënderbeut
Në
tavan të shtëpisë ishte "salla" e leximit për fëmijët
hafijet
e armikut e përgjonin
çdo lëvizje të ideve në
shtëpinë
tonë. Nga brenda gardhit të shtëpisë, L. Geci
ne
shikonim gurin e
mysët të Lisit
të Cukelit, dhe
ëndrrat
plotë dritë të Roganës përtej tër asaj errësire!
Po
ku rri rehat shpirti kuq e zi
i zemrës së Roganës
ku
rri e heshtur dora e vënë nën pranga e kërcënime
ku
rri e
qetë dashuria për atdheun dhe
bashkimi me
Shqipërinë,
shkolla dhe libri po e bashkojnë Atdheun!...
Atdhe Geci - Poezi nga dorëshkrimte