E merkure, 19.03.2025, 05:56 AM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Lot për Kosovën

E premte, 31.01.2025, 06:33 PM


Gani S. Pllana

LOT PËR KOSOVËN

Kosovë e shtrenjtë, sa jeta!
Kosovë, vetëm në Ty

Dielli nxehë përherë,

Lotët nuk më shteren.

Kosovë, për mua, je e vërteta,
Pa ty nuk shndërrisin:

As yjtë

As qiejt...!

S’ka kuptim as jeta!

Fusha e male,

Bregore e çdo përrua,

Mjaltë i ëmbël,

Jeni më të shtrenjtat

Në këtë botë, për mua.

MË VJEN KEQ ...

Prindër të uruar,

Të mirët e mi,

Më vjen keq për ju,

Sytë e mi  lotderdhur,

Mbushur plot një lumë!

Më vjen keq, si në kash e lash,

Në murgun e jetës,

Të vetmuar ju lash!?

Më vjen keq,  vërtet,

Që në lulen e jetës,

Ika nga vetvetja,

U largova prej të vërtetës,

Mbeta si gjeth’ i këputur nga dega.

U largova

Prej të vërtetës,

Prej gjirit tuaj të ngrohtë,

Prej baltës ngjyrë hiri,

Që më ngjitej në këpucë,

Në çorapë prej liri!

Vendlindja më bënte të lumtur,

Vetëm një copë bukë thatë,

Dashurinë tuaj princore,

Prore e kisha dhuratë.

Tani, ndihem i humbur,

Larg nëpër mërgatë!...

VARGJE PREMTIMI

Me prite, o babë ,

Me prite, oj nënë,

Se një ditë

Në derë do t’iu trokasë.

Zemra ime po e ndjen,

Në kurbet nuk do xhindosem,

Të katandisem,

Të nakatosem.

Sa më parë,

Ju dhe Kosovën

T’ju bëj krenarë...!

Unë do t’u kthehem,

Së bashku me hënë,

Së bashku me dritë,

Në ditën me diell,

Me lulet e para.

Në mars a prill

Do vij e të rroj

Me ju, përgjithmonë.

Bukur ndërrojnë stinët,

Në folenë tonë,

Të bashkuar e të lumtur

Do të jetojmë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx