Kulturë
Shyqyri Fejzo: Fushatë e nxehtë me ujë të ftohtë
E shtune, 01.02.2025, 04:59 PM
Shyqyri Fejzo
Fushatë
e nxehtë me ujë të ftohtë
I
zgjodhët "me lëng çeliku gatuar"
Vetëm
armiq njihni, asnjë partner
Në
tridhjet vjet asgjë të ndryshuar
Nga
skandalet po shkoni në beter
Ti
biem drejt për drejt vetë a besoni
Na
dëndët me premtimet në erë
Vini
si engjuj në takime dhe pastaj
Sigurisht,
më pas jini kthyer djaj
Ne
sot, në kokë kemi aq mend
E
kemi të qartë si e vërteta
Ju
josheni për në parlament
Jo
për popull, po nga kuleta
Nuk
është faji i ynë, or tungjatjeta
Parti pa gjelbërim, tamam kështu
S'
i marrim premtimet për të vërteta
Ju
kemi provuar, sot ne jemi këtu
Me
krahun tjetër i kemi dy fjalë
Zgjidhni
mirë njerzit, jo me shaka
Besim
rinisë, mirë ka për të dale
Do
çojnë më tutje se ju dhe ata
Hiqni
dorë nga disa mendësi
Kjo
punë duhet parë me kujdes
Mos
çoni ujkun bari me dhi
Dhe
zonjën dhelpër në qymes
Votuesi
me fletë në dorë e dëshirë
Se
çan kokën fare për cilën parti
Pyet
veten a jeton sot më mirë
A
ka shpres të ardhmen dhe siguri.
Shyqyri Fejzo - Hamburg, Gjermani.