E enjte, 01.05.2025, 03:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Kosova përherë e para kur drejtimi na mungon

E marte, 04.02.2025, 07:09 PM


Milazim Zeqiraj

Kosova përherë e  para kur drejtimi na mungon

Jemi në euforin e zgjedhjeve

Njeriu po jeton në mes ditë dhe natës

Baba thrret babën!

Duhet të zgjedhim se kemi zgjidhje.

Nga premtimet e ofendimet jemi hutuar

Ne më fetyrë kah dielli.

Politikajt më fetyrë kah liket.

2

Bota po përplaset në boshtin e vet

Ka ethe e zjarmi

Paralelet e meridianet po mundohen më ja kallë

e më shkapërderdhë për asgjë.

Në këtë sallamadi qetësisht të mendojmë,

se vetë po vendosim për vetën tonë.

Halli i politikanit nuk është halli i jonë.

Më votim të qëlluar vetën e vendin e shpetojmë.

Në fushatë programet për zhvillim mi tregu

jo njeri tjetërin më ofendu.

Në ndeja ne po na përplasemi

por më kujdës po e ruajmë qetësin.

Kosova është para,

kur drejtimi na mungon.



Ne dhe Ata

Narracioni Ne dhe Ata po na irriton.

Pytja kush jemi ne, e kush janë ata?

Ne jem ata, krejt jemi ne.

e krejt ne jemi ata.

Jemi Kosovë

paj shqiptarë e kosovarë.

Kur drejtimi na mungon

Kosova është e para.

Jemi në demokraci

Qeverit e kaluara nuk ishin rezhime.

Ne nuk kemi zgjedhur kurrë rezhime

Ato kanë ikur e nuk kthëhen kurrë.

Ne këmi zgjedhur qeveri demokratike.

Ne do të zgjedhim prap qeveri demokratikë,

që premtojnë zhvillim për ne,

jo njerëz që ankohen, shpifin  e ofendojnë.



Mos përqani popullin

Në tubime mos ofendoni

Jemi shqiptarë ato nuk i durojmë,

por as nuk i harrojmë.

Mos na ndani në të mirë e të keqinjë

Ne jemi ashtu si jemi

Të mirë e të keqinjë, si gjithë popujt tjerë.

Jemi shqiptarë e kosovarë më halle shumë.

Kosova përherë e  para,

kur drejtimi ju mungon

2.

Në fushatë eufori e frigë,

Çka pas zgjedhjeve?

Narracioni ofendus në tubime

është marri e ligësi.

LDK nuk ka vdekur,

Është Lidhje Demokratike e Kosovës

Është rinurë më rini si kala

Është Kosovë

Është shqiptari, nuk vdes kurrë.

3.

Narracioni ofendus,

unë patriot, ti trathtarë e shpijun.

Unë nuk kam faj, fajin e kan ata.

Nga ata s´po mundem të punojë

Keq e gjeta, nuk po ndreqet.

Ne nuk jemi vetëm në rrugëtimin tonë

më miq kemi ardh deri këtu.

Kosova përherë e  para

kur drejtimi të mungon.

4.

Botën po e kallet me informacione.

Sa qel e mbyllë sytë shpërthejnë si zjarr.

Informacionin gënjeshtrë ose të vertetë e ke në xhep.

Jo nga njeriu, por nga IA.

Jemi në kohën e sajë,

vetë duhet ti dallojmë.

5.

Jemi në demokraci

Jemi për pluralizem.

Në zgjidhje ne zgjedhim, që ne të fitojmë,

Vendin sebashku ta udhëheqim dhe zhvillojmë

Për ta zënë vendin në sofrën e madhe Europiane.

Kosova përherë e  para

kur drejtimi na mungon.

Janar 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx