Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Parabolë

| E enjte, 06.02.2025, 07:50 PM |


Gani S. Pllana

PARABOLË

Jo shumë larg,

Shkruanin gazetat:

Populli ynë,

Ndër më optimistët në botë!

Në muajt e fundit:

Kosova e lirë,

Me pavarësi,

Mbi trupin tënd

Ka apati e agoni!?

Kush e solli,

Kush e mbolli,

Këtë murtajë,

Këtë hidhërim,

Këtë trishtim?!

Në mes dite,

Përnjëherë një parabolë,

Në sy të botës

U bëmë horë...!?

Shpresat e parealizuara,

Ëndrrat e papërmbushura,  

Shpërthim përnjëherë,

Larg e keqja nga kjo derë!

Atje në horizont

Shikoj dritën e diellit,

Që më ngrohë.

ZEMRA TË THYERA

Nga Ti

Pritnim rregull,

Për të ngritur cilësinë në arsim.

Nuk vajte asnjëherë në auditor,

Dërgove të rinj, pa përvojë.

Nuk e respektove lirinë,

More në qafë rininë...!

Ata të pritnin

Me gëzim në auditor,

Ngelën zemërthyer,

Nuk morën dituri.

Në heshtje,

Të dëshpëruar

Ikën në shtëpi!...

Nesër i presin detyrat,

Këndej dhe në botë

Ballafaqim me moshatarë.

Tani janë në mëdyshje,

Janë thelluar në mendime:

Pse erdhëm në studime,

Të përjetojmë dëshpërime?!

Nuk ke turp, ti ditë-kot?

Vafsh në djall,

Me soj e sorrollop!

I papërgatitur-kokë rrotë,

Për këtë detyrë të shenjtë;

Pa qenë asnjëherë

Te studentët në shërbim,

Kërkon edhe shpërblim...?!