Kulturë
Ibrahim Kadriu: Përballë detit të trazuar
E enjte, 06.02.2025, 07:25 PM
Dy poezi nga
Ibrahim Kadriu
Përballë detit të
trazuar
Në
horizontin blu, ku qielli përplaset,
Deti
shtrëngon misteret në valët e tij
Me
rërë të artë, që bregut andej haset-
Me
gjuhën e dallgëve krijohet melodi.
Kur
dielli perëndon, ngjyrat ndryshojnë,
Deti
merr të artën, me atë forcë magjie,
Mynxyrat
e jetës, gjithandej fluturojnë,
Nën
yjet që shkëlqejnë, për ilaç vetmie.
Ti
je shpirt i botës së gjallë, siç thonë,
Me
çdo valë që thyen, sjell një tregim,
Nga
bregu n’thellësi shtyhesh gjithmonë,
Dhe
i bëhesh ëndërr këtij përjetimit tim.
Ndodh
n’ horizont valët duke u endur,
Si
thirrje e trishtë, më rrinë përballë,
Era
ulërin, si ndonjë bishë e çmendur,
Dhe
re të zeza qiellit shkojnë vërdallë.
Furishëm
valët rrahën në vazhdim,
Bregu
dritëson, natyra zgjuar, nuk flenë,
Një
betejë e madhe, një furi n ‘trishtim,
Historia
e detit, përfundim nuk gjënë..
Dita e nesërme
Në
pragun e dritës, ajër i ri, i ndeshur
Në
ngjyrën e panjohur, premtim i gjatë.
Dita
e nesërme, do vijë si fjalë e heshtur,
Që
zbret në ëndrrat, por me frikë në natë.
Ardhja
e saj futet në labirint fshehtësish’ ,
Si libër i hapur, pa shkronja e fjalë në ‘te.
i
falur në mistere – veç logjikën grish,
Si
rob i të kaluarës e nesërmja s’të njeh.
Pranë
të panjohurës, n ‘pritje qëndrojmë,
Me
zemra të hapura, ecim tutje pa shikim;
Të
nesërmen me thirrje për jetë e ftojmë-
Ta
përqafojmë çdo çast, si dhuratë n’kalim.
Andej
kah shkohet - dihet se erë e re fryn,
Si
një penel në një kanavacë të bardhë,
Dita
e nesërme, në fshehje veten ndryn,
Si
enigmë e zorshme - ka për të ardhë.
Çdo
hap i saj i ngjan udhëkryqit në pyll,
Me
degë që flasin, në gjuhën e ëndërruar.
E
nesërmja rri ethshëm me dyer mbyll -
Me
të pa njohurën qëndron - e ngatërruar
Ankthi
i të panjohurës, si një re e zezë,
Mban
peshën e frikës, si një zë në errësirë.
A
do ketë dhimbje apo gëzim do të ndezë?
Në
zemrat që presin edhe një ditë të mirë.