Kulturë
Meti Rexhepi: Shenjtori i blertë
E diele, 09.02.2025, 07:49 PM
SHENJTORI I BLERTË
(Urtisë
së Tij: Prend Buzhala)
Nga
Meti REXHEPI
Po
të shoh Mik edhe përtej qenies sate
tashmë
me bari rralluar mbi rradake
Ti
gjen i patjetërsuar Ilirian
ngre
reliev ndjenjash majave të thikë-përpjetme
ku
ngjitesh t`i prapësosh djallëzitë tej altarit
i
prirë nga mëtimi që t`i fërgosh ëndrrat
e
t`ua shtrosh si shujta urie të uriturve për dije
si
një shpirt dhunti fotosinteze
Shenjtor
i Blertë
degët
e zhveshura çdo stine ia veshe
gjithandej
me vello nusërimi
dhimbshëm
mëtoje t`ia herrësh gjembat ecjes së Bukurisë
dhe
më joshe te Zotat indiferentë
t`ua
lexosh profecitë
çfarë
s`thanë
si
nuk zbrisnin në Filozofinë Tënde të Dhimbjes
Zotin
e përngjasoje edhe në trajtën e një gjarpri
mëshira
Jote më e fortë se helmi i Zotit të atyre
po
ta zhvishje e shihje se si ishte kurdisur
do
ta torturonin lutësit e devotshëm
Ai
Zot i tyre i sharë fëlliqur
pjekur
në zjarrin e dogmave
*
Mik
Miku
si
e bartke një det urtie
shikimet
shterpa nuk t`i shohin përmasat
dallgët
përmbysëse anijesh
i
frenoje përmes lutjesh të Orakujve në një Akademi Urtësie
e
Zeusit ia cenoje të famshmen gjithë-shtrirje
secilit
ndjekës tekanjoz që në hyrje
ia
shtroje udhën e truallit me një masë rrëshire
çizmet
jo doemos do t`i bindeshin kokës
të
mos mbeteshin ngjitur baltës relikte tokës
*
Prend
(m)iku
m`i
kënda ngjitjet lartësive të relievit Tënd
por
ku ta gjejë elikzirin e zilisë
gjerë
e gjatë rrafshit shtrihet bimësi e ligësisë
dhe
atje ku kundërmonte magjikja
metamorfozës
prejardhjen i lypa
*
Grishesha
t`i gjakoja fijet e arta të mendjes
t`i
shpëtoja shqisat nga atmosfera e kastrimit
sikur
lukuni e tërbuar trotuaresh vardiset vërdallë zilia
e
piketoja atë reliev andej gardhiqeve të thashethemnajës
aty
ku vetëm bletët vjelin polen
dhe
i shmangur nga i sëmuri për mend
ai
mëtonte t`i rriteshin brirët
si
një demi turresh në arenë
*
Miku
im Poet: përsiatjet të çuan në çdo shteg-shkrimi
por
nuk të vrasin të gjitha kafshët me brirë instinkti
*
Të
vret dhe një lëvdatë
e
politesës së thatë
një
rob i zier në shijen e robërisë
një
rrafsh pa taban në kokë
një
miell i bardhë i tretur në gotë çaji
i
bluar prej hibridesh të një djalli
Thones, FRANCË, kallnor
2025