Kulturë
Refik Hasani: Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
E diele, 09.02.2025, 07:50 PM
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:
Refik HASANI
Gjilani, është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan,
Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht është një trekëndësh kufitar, në këtë
rast Anamorava kufizohet me Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, por edhe me Kumanovë e
Likovë. Edhe në këtë rast është TREKËNDËSH, në dy anët e kufirit të këtyre tri
shteteve, shumicën e përbëjm ne SHQIPTARËT.
Rajoni
i Anamoravës si
një trekëndësh kufitar, jo vetëm ka mundësi, por ka obligim të krijoj
lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta
institucionale me Komunat fqinjë kufitare.
Vendosja e
bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal midis Organeve Lokale publike
fqinje që i nënshtrohet sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të
interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkëta,
çështjet dhe objektivat që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e
bashkëpunimit duke lehtësuar dhe ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy
anëve të kufirit pastaj edhe duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë
niveleve Komunale për t'u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre.
Bashkëpunimi
ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmesë projekteve të përbashkëta është
më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike,
mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në
mesë Komunave kufitare.
Për të filluar këto
veprime si aktivitete në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të
rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme jo
vetëm të tri shteteve fqinje, por edhe në praktika të ndjekur të shteteve të
BE-së.
Vëllazërimi,
miqësimi e binjakëzimi, për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin
kufitar, kërkon të
të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të
trekëndëshit kufitar.
Është momenti, tani pas Pavërësisë së Maqedonisë së
Veriut, Pavarësisë së Kosovës, dhe Serbisë, pas përiudhës së tri lufëtrave që
jan zhvilluar nga viti 1998, deri në fundë të vitit 2001, Ushtrisë Çlirimtare
të kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ushtrisë
Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sikur është shtuar domosdoshmëria
për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe në bazë institucionale.
Vetëm duke patur
vullnetin e përbashkët mundë të caktohen dhe precizohen sferat e
përgjegjësisë në mesë të Komunave.
Është
domosdoshmërri e kohës për një bashkëpunim të mirëfilltë, dhe Komitetet
për bashkëpunim ndërkufitarë të veprojn duke u funksionalizuar
ekzistuese me projekte serioze.
Bashkëpunimi
i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar,kërkon hartim plane,për
thithje të fondeve në investime edhe nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave
tjerë Europian.
Bashkëpunimi
i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar,nënkupton edhe për programe e grante të
IPA I dhe IPA II, në dhe për projekte që do të konkurrojn dhe me të
cilat përfitimet në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë.
Kryetarët e Komunave
të trekëndëshit kufitar, ndërrojn sikur legjislaturat, ligjet dhe rregullat nuk
jan identike, por bashkëpunimi duhet të mbetët, pasi mbështetet në
standarde të BE-ës.
Gjilani duhet të
ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim me Preshevë, Bujanoc, Kumanovë,
Vitia duhet të ketë
vllazërim, miqësim e binjakëzim me Kumanovë e Likovë,
Kamenica, duhet të
ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim me Medvegjë, Bujanoc, nëse kan të formuar
Komitete për bashkëpunim ndërkufitarë të veprojn duke u funksionalizuar,
është interes në bashkëpunim ndërkufitarë të filluar së ndërtuar në mënyrë
institucionale.
Krejt
në fundë të kësaj tematike vetëm Vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, në mënyrë
institucionae për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar,
e rritë mirëqenjën e këtyrë hapsira tona shqiptare.
*Autori është i diplomur në Master Shkencor, ish-këshilltarë
KK-Gjilan në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi dhe ndërmorri
inciativën për themelimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më
datën15.07.2013.Po ashtu ka punime e kumtesa të trajtuara nëpër sesione,
tribuna, tryeza e konferenca shkencore lidhur me bashkëpunimin
ndërkufitare mbi rolin dhe rëndësia e programeve të BE-së dhe IPA-s.