E merkure, 30.04.2025, 05:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Injoranca

E enjte, 13.02.2025, 06:58 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Injoranca

Në një kopsht ku mendja fle,

Një bimë e keqe, rritet te ne.

Nuk do ujë, diell, as kujdes,

Shkon e rritet si hija e zezë.

Është injoranca, veshur në zi,

Që pjell ligësi, smirë dhe zili.

Nuk e vret mendjen së mbari,

Përveç asaj bote, përtej varri.

Futet në debate, me ca porosi,

Të bëjë rrëmujë, të mbjell huti.

Me të arritura, s’pajtohet kurrë,

Suksesi yt për të është torturë.

Me fjalë të mëdha e punë aspak,

Pse rren për fushe s’bëhet merak.

- Koka jam unë!- thotë injoranca,

E mbrapa saj, mshifet arroganca.

Ah, injoranca, lule që dalldiset,

Sa ta ushqesh, më shumë harliset.

Leximi e tremb, arsyeja e largon,

Një mendje e bukur nuk e toleron.

Mos e vaditni, këtë bimë të keqe,

Për t’na bezdis’ si morri n’musteqe.

Me mend në kokë, të heqim plehra,

Për një shoqëri, me më shumë vlera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx