Kulturë
Gani Pllana: Dalja në dritë
E shtune, 15.02.2025, 07:50 PM
Gani S. PLLANA
DALJA NË
DRITË
(Poetit
Qerim Pllana)
I
anatemuar,
Mendonte
për pseudonim,
Talent
kishte për poezi,
Talent
kishte për prozë,
Romanin
ëndërronte;
Po, si
t’i botonte
E ku t’i
botonte...?
Gërshetoi
shkronjat,
Si
Rilindësit krijoi pseudonimin.
Nga
botimet e para u harlis,
Ndërroi
shumë herë pseudonimin,
Derisa
armikut i humbi gjurma...
Libri i
fundit tronditi njerëzinë
E thanë,
mirë paska shkruar.
Mbi të
gjitha,
Bashkimin
e Kombit shqiptar
S’mund
t’a ndalë askush!
E
shkroi, e arsyetoi
E tha me
zemër poeti.
KALIM SHEKUJSH
Hieroglifet
në argjile të vështira,
Hieroglife
në mure;
Lëkura
regjej ndër vite
Për të
dalë në dritë shkronjat.
Mendja e
njeriut triumfoi,
Para
shumë shekujsh doli makina;
Shpëtoi
shumë duar njerëzish,
Shekujt
ikën si rrebesh shiu.
U bënë
shumë ndryshime,
Tani
është lehtësuar puna,
Janë
bërë shumë përparime...
Edhe për
gjyshin befasi,
Sa
shpejt iku koha,
Nga një
laps e fletore,
Ja, sot
kompjuterë e makina;
Përnjëherë
del gazeta e libri,
Për njerëzinë
mrekulli.
Një e pa
dëgjuar dhe e paparë,
Inteligjenca
Artificiale
Befasoi
shumë dijetarë.