Kulturë
Tahir Bezhani: Tryezë kushtuar 80 vjetorit të botimit të gazetës “Rilindja”
E shtune, 15.02.2025, 07:55 PM
Kronikë
nga Kultura- Gjakovë
TRYEZË
KUSHTUAR 8O VJETORIT TË BOTIMIT TË
GAZETËS “RILINDJA”
Nga
Tahir Bezhani
Shoqata
e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, me 12.shkuet, 2025 organizoi një TRYEZË
përkujtimi me rastin e 8O vjetorit të botimit të gazetës “Rilindja”. Në këtë
manifestim ishin të ftuar shumë veteran të gazetarisë kosovare ndër vite,
intelektual e qytetarë profesionesh të ndryshme nga jeta kulturore e Gjakovës.
Manifestimi u mbajt në sallën e përurimeve “Teki Dervishi”, në bibliotekën e
qytetit.
Manifestimin
e hapi moderatoja e nderuar, Dea Krasniqi, me një talent të nivelit të lartë, e
cila, pasi falënderoj të pranishmit, dhe lexoj disa nga mesazhet e atyre
veteranëve të gazetarisë, që për arsye të ndryshme ,nuk kanë mundur të vijnë në
këtë tryezë. Pastaj ia kaloi fjalën fillestare
Prof..dr. Ruzhdi Safës, të palodhshmit, kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në të
Gjakovës .
Prof.
Dr. Ruzhdi Sefa , në fjalën e tij përmbajtësore, foli për historinë e gazetës
“Rilindja”, kohën dhe sukseset e arritura nëpër kohë, rrugë të cilën populli
jonë e kaloi me mjaft vështirësi të politikave gllabëruese. Kjo “MEMORIE”
historike mund të jetë një element kyç
për të dhënë vlerë të kaluarës, për të
mbajtur gjallë në kujtesë rëndësinë historike të mediave në shoqërinë
kosovare.
Prof.
Ruzhdi Sefa, misionin dhe rëndësinë e
gazetës “Rilindja” e vlerësoi në disa aspekte ,duke cekur mendimet me ndikim të
madh në shoqërinë kosovare. Filloi me “Ruajtja e Identitetit Kombëtar”,
”Pasqyrimi i realitetit të vështirë të Kosovës”, “Rezistenca ndaj diktaturës”
”Roli i madh në Lëvizjen Politike dhe Shoqërore e tjera.
Gjatë
rrugëtimit të gazetës “Rilindja”, që fillimi, ka ngjarë shpesh që të hasë në
“fërkime” mes misionit të saj si organ i pushtetit dhe rolit e ndikimit që
kishte në ruajtjen e identitetit kombëtarë shqiptar, foli Dr. Ruzhdi Sefa. Pastaj
profi bëri një paralelizëm të informimit të” Rilindjes”, deri në ndalimin e saj
nga strukturat e dhunshme të pushuesit hegjemonist të klikës serbe, me 05.
shtator,1990, duke cekur se informimi sot, kur kemi portale të shumat e mediume
televizive, të cilat jo gjithherë na informojnë.
Në
mbarimin e fjalës së tij prof. Ruzhdi Sefa, si pikë referencë ndaloi në “Rolin
e gazetës Rilindja dhe medias moderne në edukimin dhe informimin e shoqërisë”,
reference e cila u prit me dashamirësi nga publiku në sallën “Teki Detrvishi”.
Kryetari
i SHI.”Jakova” z, Ruzhdi Sefa, njoftoj të pranishmit se për nderim të kësaj
trashëgimie të çmuar dhe përpjekjet për ta ruajtur ndikim e saj, në Shoqatë
është diskutuar për botimin e gazetës se
re javore, “Rilindja e Re”, e cila do të vazhdojë misionin e gazetës
origjinale. Kjo ide e shprehur nga prof.. Ruzhdi Sefa u prit me duartrokitje si
shenje e aprovimit te iniciativës promovuese.
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa
Në
vazhdim të Tryezës përkushtuese në 80 vjetorin e botimit të “Rilindjes”
,moderatorja Dea Krasniqi, fjalën ia kaloi Bashkim Hisarit, një veteran i
dëshmuar në gazetarinë kosovare, i cili
me kumtesën e tij ,”Rilindja”-Foleja e ngritjes intelektuale të shqiptarëve”,
temë e cila zgjoi kureshtjen e të pranishmëve prezent. Ky personalitet i
gazetarisë dhe kulturës sonë, elaboroi historinë e gazetës “Rilindja” nga dalja
e deri te shuarja e saj nga diktatura e
politikës Serbe në vitet 90-ta. Bashkim Hisari potencoi në veçanti
elitën kombëtare e politike të kohës së pas luftës se Dytë Botërore,të cilët,në
ato rrethane bënë të pamundurën për të pasur gazetën edhe shiptarët në gjuhën e
tyre.Ishte ky kuadri intelektual e politik të shkolluar atëbotë në Shqipëri,
si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Zekiria
Rexha, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Esat Mekuli, Xheladin Hana, bartësit e
rrjedhave politike, ekonomike por edhe kulturore e informative.
Me
iniciativa të dëshmuara nga patriotët e kombit, si Fadil Hoxha e Zekeria Rexha,
nga Tirana sollën mjetet teknike të shtypshkronjës dhe kështu me 12.shkuet,1945
në kryeqytetin e KA të Kosovës, fillon punën gazeta “Rilindja”. Emërtimin
gazetës, sipas dëshmive historike të kohës, ia dha pjesëmarrësi i LANÇ, poeti e
intelektuali Esat Mekuli, si mirënjohje
e rilindësve të kohës së kaluar. Z.
Hisari, në detale përmendi edhe shumë emra tjerë të kohës si kontributëdhës për
gazetën “Rilindja” e cila e dha provimin e kohës në zhvillimin dhe emancipimin
e popullit tonë, ku analfabetizmi ishte nën parashikimin e duhur të popullit në
Kosovë. Me gjitha vështirësitë e cezurat e kohës. ”Rilindja” hatëroi me kohën
falë këmbënguljes dhe qëndresës së plejadës së intelektualë e gazetarëve të
skalitur nëpër vite...Ajo ngadalë u shndërrua në një shtëpi botuese grafitë në
kuadrin e se cilës u botuan edhe shumë gazeta e revista tjera, deri në vitin
1990,kur dhunshëm u bë ndalimi i saj nga politika okupuese serbe .
Agim
Jaka, një tjetër veteran i çmuar i gazetarisë kosovare, në Tryezën e
lartëcekur, me kumtesën e tij, pos historisë e vlerave të gazetës “Rilindja”,
dhe rolit të saj pozitiv në çdo aspekt të jetës, potencoi “garniturën” e çmuar
të gazetarëve gjakovarë, të cilët me mish e me shpirte, dhanë çdo gjë nga vetja
për zhvillimin e gjithmbarshëm të jetës shoqërore e kulturore. Në Kosovë.
“Rilindja” u bë shkollë ku e mësuan profesionin e gazetarit shumë intelektual,
të cilët më vonë u bënë profesionist të tyre jetësor,” tha prof.. Agim jaka.
Pastaj potencoi emrin e parë të gazetarit nga Gjakovë që ishte Xhafer Vokshi,
ndërsa nga gjinia femërore, gazetarja e parë theksohet Hidajete Domi, e cila me
14.shkurt,1947 shkruan për kujdesin e grave të Gjakovës, për familjet e
vobekta.
Foto nga publiku
Gazetarët
veteran të cilët ishin prezent në këtë Tryezë përkushtuese, si Esat Dujaka,
Jusuf Meqa, Blerim Vula, dhanë vlerësimet e tyre për rolin e pamohueshëm që
bënte gazeta “Rilindja” për prosperitet në të gjitha fushat e jetës, por, duke
potencuar edhe vështirësitë jo të vogla që buronin nga përgjegjësia dhe censura
e kohës...
Doajeni
i gazetarisë, shkrimtari e publicisti, Esat Dujaka, me emocion të veçantë
tregoi sqaronte punët e përgjegjësitë në karrierën e gazetarisë,
duke theksuar në fund, “se ne, nuk e kemi merituar që mbesim pa “Rilindje”, me
te cilën u rritem dhe kontribuuam me
tëra mundësitë e kohës....” Nga publiku pati të interesuar për të shtruar
pyetje dhe vlerësime për gazetën “Rilindja” ,ndër të cilët ishte edhe Prof.
Sidorela Doli, e cila trajtoi gazetën në shumë aspekte pozitive, e posaçërisht
në moshën e saj kur ajo ishte e re, se sa me vëmendje përcillte faqen për
fëmijë që botohej n kuadër te gazetës Rilindja.
Së
fundmi, vlenë të ceket se Shoqata e Intelektualëve të Gjakovës, në krye me
.Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, me organizime te tilla gjatë gjithë vitit, duke
zgjedhur tema pikante për vlerat kombëtare, ka dhënë dhe po jep kontribut të
madh në jetën kulturore e intelektuale në qytetin e Gjakovës, e jo vetëm, për
çfarë, meriton respekt dhe mirënjohje të
sinqertë.
Folësit
gjatë Tryezës në 80 vjetorin e gazetës “Rilindja”. Fotot e bashkangjitura
tekstit janë nga aparati i Shkelzen Rexhës.
Prof.
Bashkim Hisari
Agim
Jaka
Blerim
Vula
Dr.
Gezim Lupaveci
Prof. Sidorela Doli