E merkure, 30.04.2025, 07:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Buzqeshni si valë deti

E diele, 16.02.2025, 07:48 PM


Poezi  nga Xhevahir Cirongu

BUZQESHNI SI VALE DETI

Dielli mbi valët e detit u puth

flokët kaçurela la mbi ujë,

rrezet gri të shkurtit aty

vallzonin e valsin jetë tretën në sy.

Ku shkoj ajo ditë shkurti dashuri

petalet e lotit ranë mbi gurë,

ajo ditë shkurti nuk tha asnjë fjalë

eh,kjo jetë qenka si përrallë.

Pauza e një ere erdhi tek unë

e morì valën e detit, gjerdan e bëri,

në gjoks u mblodhën të gjitha kujtimet

dikush më foli e fjala aty mbeti.

Buzëmbrëmje me drita ndezur

semaforët bregut të detit përshëndesin,

O njerëz buzëqeshni si valë deti

që në shpirt të kemi rreze dielli.

Durrës, dt. 15 shkurt 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx