| E diele, 16.02.2025, 07:48 PM |
Poezi nga Xhevahir
Cirongu
BUZQESHNI
SI VALE DETI
Dielli
mbi valët e detit u puth
flokët
kaçurela la mbi ujë,
rrezet
gri të shkurtit aty
vallzonin
e valsin jetë tretën në sy.
Ku
shkoj ajo ditë shkurti dashuri
petalet
e lotit ranë mbi gurë,
ajo
ditë shkurti nuk tha asnjë fjalë
eh,kjo
jetë qenka si përrallë.
Pauza
e një ere erdhi tek unë
e
morì valën e detit, gjerdan e bëri,
në
gjoks u mblodhën të gjitha kujtimet
dikush
më foli e fjala aty mbeti.
Buzëmbrëmje
me drita ndezur
semaforët
bregut të detit përshëndesin,
O
njerëz buzëqeshni si valë deti
që
në shpirt të kemi rreze dielli.
Durrës, dt. 15 shkurt
2025